Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka deklaruar se për LDK-në Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj kanë qenë dhe mbeten të drejta, por ka shprehur kundërshtim ndaj nismës për ndryshimin e ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara. Lushaku ka theksuar se përgjegjësia për veprimet individuale nuk mund të bartet mbi një komunitet apo mbi të gjithë luftën e UÇK-së. “Për LDK-në, UÇK-ja dhe lufta e saj janë të drejta. Asnjë përgjegjësi individuale nuk mund të jetë kolektive”, ka deklaruar Lushaku, përcjell Telegrafi. Sipas saj, Kuvendi i Kosovës nuk mund t’u premtojë qytetarëve se një vendim i marrë në këtë institucion do ta zhbëjë situatën e krijuar ndër vite. “Nuk mund t’ju premtojmë që një vendim në Kuvend mund ta zhbëjë... Miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk mund të garantojë zbatimin e tyre dhe rezultatet që qytetarëve u premtohen sot”, është shprehur ajo. Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se iniciativa mund të mos prodhojë efektin juridik të pretenduar, ndërsa pasojat e saj, sipas saj, mund t’i mbeten shtetit të Kosovës. “Kjo nismë rrjedhimisht mund të mos prodhojë efekt juridik që mund të pretendohet dhe pasojat e saj mund t’i mbeten shtetit të Kosovës”, ka thënë Lushaku. Ajo ka theksuar gjithashtu se kundërshtimi i raportit fillestar nuk është i mjaftueshëm për të zhbërë hetimet dhe pasojat që kanë ardhur më pas. “Kundërshtimi i raportit fillestar nuk i zhbën hetimet dhe pasojat që pasuan”, ka deklaruar ajo. Lushaku ka kërkuar që çdo pretendim për gabime, padrejtësi apo shkelje gjatë procesit të shqyrtohet nga institucionet dhe instancat kompetente. “Çdo pretendim për gabim, padrejtësi apo shkelje në prova duhet të konstatohet nga instancat kompetente”, ka theksuar deputetja.Në qëndrimin e saj, Lushaku ka vënë theks të veçantë edhe te dimensioni ndërkombëtar i çështjes. Ajo ka thënë se për Kosovën është e domosdoshme të ketë kundërshtim dhe veprim diplomatik në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. “Po aq i domosdoshëm është ku
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.