AleancaHaradinaj: Aleanca e voton ligjin për Specialen, kërkojmë që të përfundojë sot në dy leximet
1 min čitanja
Aleanca
Haradinaj: Aleanca e voton ligjin për Specialen, kërkojmë që të përfundojë sot në dy leximet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka thënë në seancën e Kuvendit se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është, sipas tij, një ofendim për popullin e Kosovës dhe për gjakun e derdhur gjatë luftës.“Sot e kam përshtypjen se jemi duke bërë diçka të fajshme. Ne jemi ofendu rëndë. Një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë Kuvend, për drejtësinë”, tha Haradinaj.Ai theksoi se shqiptarët dhe institucionet e Kosovës, sipas tij, janë ata që e njohin më së miri të vërtetën e luftës.Duke folur për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Haradinaj tha se do të ishte më e drejtë, sipas tij, që të miratohej një ligj me një nen që do të anulonte Gjykatën Speciale.Megjithatë, ai deklaroi se Aleanca do ta mbështesë projektligjin që është në rend dite.“Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij parlamenti që me mocion ta vendosë në dy lexime dhe ta kryejmë sot”, tha Haradinaj, duke kërkuar që procedura për projektligjin të përfundojë brenda seancës së sotme. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.