Biljana meckarovskaKush do të marrë skenën në Business Reset 2026: Folësit dhe temat e tyre
2 min čitanja
Biljana meckarovska
Kush do të marrë skenën në Business Reset 2026: Folësit dhe temat e tyre
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sipërmarrës, drejtues kompanish dhe ekspertë me përvojë të gjatë në tregun shqiptar dhe rajonal ngjiten më 15 tetor në skenën e Hotel Marriott Tirana me historitë reale të bizneseve që drejtojnë.Në mëngjesin e 15 tetorit, në orën 09:00 salla kryesore e Hotel Marriott Tirana do të mbushet me 350 deri 450 vendimmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Ata që do të ngjiten në skenë kanë një tipar të përbashkët: secili prej tyre e ka ndërtuar karrierën në të njëjtin treg ku vepron edhe audienca. Kanë hapur kompani, kanë drejtuar ekipe në vite rritjeje dhe në vite krize, kanë lançuar produkte dhe kanë rishikuar strategji kur tregu ka kërkuar një drejtim tjetër.Business Reset 2026, i organizuar nga Oz Marketing, e ka ndërtuar listën e folësve rreth këtij kriteri. Programi i ditës mbështetet në tri fusha: Teknologji & Inovacion, Marketing & Media dhe Njerëzit & Arkitektura e HR. Në secilën prej tyre, folësit sjellin raste konkrete nga puna e tyre: projekte që kanë dhënë rezultat, vendime që kanë kërkuar korrigjim dhe mësimet që kanë nxjerrë nga të dyja. Është një qasje që e kthen skenën në një vend ku tregu shqiptar flet me gjuhën e vet.Fusha e Teknologjisë dhe Inovacionit hapet me Gentian Gjiknurin, CEO i String. Kompania e tij është partner Odoo Silver, një nga platformat ERP më të përhapura në botë për kompanitë e vogla dhe të mesme, dhe këtë vit është Gold Partner i Business Reset. Gjiknuri flet për sistemet që mbështesin planifikimin, kontrollin financiar, raportimin dhe menaxhimin e performancës. Rastet që sjell vijnë nga kompani shqiptare që i kanë bashkuar proceset e tyre në një sistem të vetëm dhe që sot marrin vendime mbi të dhëna në kohë reale.Në të njëjtën fushë, Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania dhe anëtar i Bordit të Guvernatorëve të AmCham Kosovo, sjell një perspektivë të rrallë për skenën vendase. Ai drejton në Shqipëri filialin e një kompanie globale që po kalon një nga transformimet më të mëdha të industrisë së saj, me investime
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.