EstoniaEstonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë
2 min čitanja
Estonia
Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Estonia po zhvendos një nga brigadat kryesore të ushtrisë së saj nga qyteti i Tapa-s drejt Jõhvi-t, rreth 50 kilometra nga kufiri me Rusinë, ndërsa vendi po përgatitet për një skenar të mundshëm agresioni nga Moska.Sipas Financial Times, zyrtarët estonezë thonë se vendi po afron vazhdimisht trupat drejt kufirit dhe po siguron armë me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus.Megjithatë, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës estoneze nuk besojnë se Rusia synon një luftë të plotë me NATO-n, të paktën gjatë dy viteve të ardhshme. Ata paralajmërojnë se Moska po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Estoninë në të ardhmen.Në këtë kuadër, Estonia, e cila nuk ka forca ajrore të veta, ka kaluar drejt një strategjie të quajtur “mbrojtje aktive”, transmeton Telegrafi.“Duhet të nisim nga kufiri dhe të fitojmë që në betejat e para”, tha koloneli Tarmo Kundla, komandant i Brigadës së Parë Estoneze, njësia kryesore luftarake e vendit.Brigada e tij po zhvendoset në mënyrë të përhershme nga Tapa në Jõhvi, ku po ndërtohen objekte të reja për akomodimin e trupave.“Parandalimi nuk po funksionon. Periudha kritike për ta ndryshuar këtë, për të gjithë ne në shtetet baltike, është një deri në katër vitet e ardhshme”, tha një përfaqësues i inteligjencës ushtarake estoneze.Ministria e Mbrojtjes e Estonisë thekson se synimi është që çdo agresion ndaj vendit të bëhet “i paimagjinueshëm”.“Qëllimi ynë është i qartë: ta mbajmë armikun dhe shkatërrimin e luftës larg territorit estonez”, deklaroi ministria.Në maj, qeveria estoneze përfshiu zyrtarisht konceptin e “mbrojtjes aktive” në dokumentin e saj të sigurisë kombëtare. Që atëherë, ushtria ka nisur një riorganizim të rëndësishëm, duke zhvendosur njësi elitare nga Tapa drejt zonave më pranë kufirit rus.Paralelisht, në qytetin kufitar të Narvës po ndërtohet një bazë e re ushtarake që do të mund të strehojë rreth 1,000 ushtarë.Estonia ka rritur gjithashtu ndjeshëm kapacitetet e saj për goditje me
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.