Kuvendi i kosovesNagavci: Ndryshimi i ligjit sot nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe, nuk e zhbën dëmin
2 min čitanja
Kuvendi i kosoves
Nagavci: Ndryshimi i ligjit sot nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe, nuk e zhbën dëmin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se çështja e Dhomave të Specializuara është një çështje me rëndësi të veçantë, duke theksuar se vendimi për themelimin e tyre është marrë në vitin 2015.Nagavci ka rikujtuar se Vetëvendosje ka qenë kundër krijimit të Dhomave të Specializuara dhe se, sipas saj, ky qëndrim nuk ka ndryshuar as sot.“E kemi para vetes sot një çështje të rëndësisë së veçantë, e cila do duhej të zgjidhej në vitin 2015, ku u mor një vendim i rëndësisë së lartë”, ka deklaruar Nagavci.Ajo ka thënë se qëndrimi i saj dhe i subjektit politik që përfaqëson ka qenë që çdo vepër penale e kryer nga individë të trajtohej nga institucionet e drejtësisë brenda Kosovës.“Ne ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara dhe qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar edhe sot. Çdo vepër penale e kryer nga individë duhej të kryhej në institucionet e drejtësisë brenda Kosovës”, është shprehur ajo.Sipas Nagavcit, shumica parlamentare e vitit 2015 mori një tjetër vendim, duke bërë ndryshime kushtetuese dhe duke i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.“Shumica parlamentare e vitit 2015 bëri zgjedhje tjetër, u ndryshua Kushtetuta dhe u themelua Gjykata Speciale”, ka thënë deputetja.Nagavci e ka cilësuar si të vonuar reagimin e sotëm, duke theksuar se kanë kaluar 11 vjet nga vendimi për themelimin e Dhomave të Specializuara.“11 vjet më vonë, reagimi është i vonuar”, ka deklaruar ajo, përcjell Telegrafi.Megjithatë, Nagavci ka bërë të ditur se nëse ata që e mbështetën themelimin e kësaj gjykate në vitin 2015 tani kërkojnë ndryshimin e ligjit, ajo dhe grupi i saj parlamentar do ta mbështesin një përpjekje të tillë.“Edhe nëse ata që e mbështetën këtë zgjidhje më 2015 sot kërkojnë ta ndryshojnë ligjin, ne do ta mbështesim këtë përpjekje”, ka theksuar Nagavci.Në anën tjetër, deputetja ka paralajmëruar se ndryshimi i ligjit nuk duhet të shihet si zgjidhje automatike për situatën e krijuar.“Ndryshimi i ligjit sot nuk i liron pers
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.