Fiona xhema troshupaPse gjithnjë e më shumë persona po orientohen drejt Data Science dhe AI?
2 min čitanja
Fiona xhema troshupa
Pse gjithnjë e më shumë persona po orientohen drejt Data Science dhe AI?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Interesimi për aftësi të reja në Data Science dhe Inteligjencë Artificiale po rritet, ndërsa programet që lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e tregut të punës po tërheqin gjithnjë e më shumë aplikantë.Këtë e dëshmon edhe interesimi për trajnimin e licencuar nga CNM Ingenuity për Data Science, të cilin Makerspace Innovation Center në Prizren tani po e ofron me mbështetjen e projektit Matching Skills to Jobs – MSJ. Për vetëm 20 vende janë pranuar mbi 130 aplikime.Në episodin e podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa ka bashkëbiseduar me Arbër Kryeziun, i cili ka folur për interesimin e madh për programin dhe për atë që ka bërë më së shumti përshtypje gjatë procesit të përzgjedhjes. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Sipas Kryeziut, interesimi i lartë ka konfirmuar se nevoja për aftësim në këtë fushë ka qenë e pranishme, ndërsa ajo që ka munguar ka qenë oferta e duhur.“Na ka dëshmu që kërkesa e tregut është, veçse ka mungu oferta”, tha ai.Një tjetër element që ka spikatur ka qenë interesimi i madh i vajzave. Grupi aktual përbëhet nga 50 për qind vajza dhe 50 për qind djem, një rezultat që Kryeziu e vlerësoi si shumë pozitiv, sidomos në fusha teknologjike dhe STEM ku përfaqësimi i balancuar vazhdon të jetë një temë e rëndësishme.Programi synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri praktike në analizimin dhe përdorimin e të dhënave, duke i afruar më shumë me kërkesat reale të tregut të punës.“Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact. Përmes bashkëpunimeve me kompani dhe organizata vendore, projekti mbështet iniciativa që afrojnë zhvillimin e aftësive me kërkesat e bizneseve dhe të tregut të punës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.