Arianit koci"Para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë", avokati Arianit Koci flet për Ligjin për Specialen
2 min čitanja
Arianit koci
"Para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë", avokati Arianit Koci flet për Ligjin për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me propozimin për ndryshimin e mënyrës së kontrollit të kushtetutshmërisë së Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet e propozuara mund të mos jenë të mjaftueshme për të arritur qëllimin e synuar.Koci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe pse dëshiron të kontribuojë në ndihmën ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset në Hagë, ai nuk beson se rruga e propozuar është mënyra e duhur.“Edhe unë dua me iu ndihmu çlirimtarëve. Por nuk besoj se kjo është mënyra e duhur”, ka thënë Koci.Sipas tij, propozimi i bërë publik synon që kontrolli i kushtetutshmërisë së Ligjit për Dhomat e Specializuara të bartet nga Dhoma Kushtetuese në Hagë te Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.Megjithatë, Koci vlerëson se këtu qëndron një problem serioz juridik. Ai i është referuar nenit 162, paragrafit 3 të Kushtetutës së Kosovës, duke argumentuar se kjo dispozitë ia njeh Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar.“Pa e zgjidhë këtë pengesë, kam frikë se nesër kemi me e dëgju arsyetimin: ‘Ne u munduam, por nuk ia arritëm’ ”, ka deklaruar ai.Avokati ka bërë thirrje që para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë dhe profesionistët që, sipas tij, e vendosin interesin e vendit dhe të të akuzuarve mbi interesat politike.“Me shpresën e popullit dhe të familjeve nuk duhet me lujt”, ka theksuar Koci, duke shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje që jo vetëm mund të votohet, por edhe të zbatohet në praktikë.Koci ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë proces.“Jam i gatshëm me ndihmu”, ka thënë ai.Në reagimin e tij, avokati ka pranuar gjithashtu se qëndrimi i tij mund të keqkuptohet dhe mund t'i sjellë kosto politike.“E di që ky qëndrim mundet me u keqkuptu dhe me pasë kosto politike për mua. Por dikush duhet me e marrë edhe këtë b
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.