Mitrovica lokaleInspektorati largon kioskat nga trotuari në “Ahmet Selaci” në Mitrovicë
1 min čitanja
Mitrovica lokale
Inspektorati largon kioskat nga trotuari në “Ahmet Selaci” në Mitrovicë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se një hapësirë publike në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar nga uzurpimi pas afro dy dekadash.Në kuadër të aksionit, nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Mujë Igrishta, dhe drejtorin për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, kanë vizituar hapësirën pas ndërhyrjes së inspektorëve komunalë.Sipas Komunës, inspektorët kanë bërë dislokimin e kioskave të këpucëtarëve nga hapësira e trotuarit, duke krijuar më shumë hapësirë për qarkullimin e këmbësorëve.Komuna ka thënë se lirimi i kësaj hapësire synon të mundësojë qarkullim më të lirë dhe më të sigurt për qytetarët.Nga Komuna e Mitrovicës është bërë e ditur se aksionet për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike, trotuareve, shesheve dhe pronave komunale do të vazhdojnë edhe në zona të tjera. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.