PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PorschePorsche 944 që gjiganti gjerman nuk e prodhoi kurrë: tani vjen si ‘shooting brake’, vetëm 10 ekzemplarë
2 min čitanja
Porsche

Porsche 944 që gjiganti gjerman nuk e prodhoi kurrë: tani vjen si ‘shooting brake’, vetëm 10 ekzemplarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një kompani gjermane ka realizuar atë që Porsche nuk e ndërtoi kurrë: një 944 në version karavan. CarPoint ka transformuar modelin legjendar sportiv në një shooting brake të veçantë, të quajtur GT-K44, dhe prodhimi do të kufizohet në vetëm 10 ekzemplarë.Projekti është frymëzuar nga Artz 924 Turbo Kombi, një konvertim i realizuar nga Günter Artz në fillim të viteve 1980. Artz ndërtoi rreth 20 të tilla, ndërsa themeluesi i CarPoint, Andreas Freund, kishte pasur në pronësi një prej tyre për disa muaj dekada më parë. GT-K44 është konceptuar si një interpretim modern i asaj ideje, në bashkëpunim mes Freund dhe dizajnerit Michael Söhngen. Makina referencë e projektit është një Porsche 944 S2 i vitit 1991, me motor 3.0-litërsh, katër cilindra në linjë dhe 211 kuaj fuqi.Ekzemplari demonstrues është lyer në ngjyrën Oak Green dhe ka interier me modelin klasik Pascha, ndërsa forma e karrocerisë ndjek skicën origjinale të Söhngen. Transformimi i 944 është mjaft kompleks. CarPoint zgjat dhe ngre vijën e çatisë, ridizenjon pjesën e pasme të karrocerisë dhe shtyllat B, ndërsa në pjesën e pasme vendos një derë të re bagazhi dhe drita të ridizenjuara. Hapja më e madhe e pasme shoqërohet me xhama anësorë dhe xham të pasmë të prodhuar posaçërisht.Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në karroceri, makina ruan konfigurimin 2+2 të 944-shit, transmeton Telegrafi. Çdo konvertim kërkon qindra orë punë, duke përfshirë prerjen dhe saldimin e karrocerisë, punimet metalike, përpunimin e sipërfaqeve dhe lyerjen e plotë të jashtme. Këto punime janë pjesë e çmimit bazë të konvertimit.Klientët duhet të sigurojnë vetë një Porsche 944 si makinë bazë, megjithëse CarPoint mund të ndihmojë në gjetjen e një ekzemplari. Kompania rekomandon veçanërisht 944 S2 me motor atmosferik ose versionet 944 Turbo me 220 ose 250 kuaj fuqi. Pranohen si makinat me kambio manuale, ashtu edhe ato automatike, pasi CarPoint nuk ndërhyn në sistemin e transmisionit.Vetë konvertimi kushton 100 mijë euro pa taksa, ose rreth 119 mij

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një kompani gjermane ka realizuar atë që Porsche nuk e ndërtoi kurrë: një 944 në version karavan. CarPoint ka transformuar modelin legjendar sportiv në një shooting brake të veçantë, të quajtur GT-K44, dhe prodhimi do të kufizohet në vetëm 10 ekzemplarë.Projekti është frymëzuar nga Artz 924 Turbo Kombi, një konvertim i realizuar nga Günter Artz në fillim të viteve 1980. Artz ndërtoi rreth 20 të tilla, ndërsa themeluesi i CarPoint, Andreas Freund, kishte pasur në pronësi një prej tyre për disa muaj dekada më parë. GT-K44 është konceptuar si një interpretim modern i asaj ideje, në bashkëpunim mes Freund dhe dizajnerit Michael Söhngen. Makina referencë e projektit është një Porsche 944 S2 i vitit 1991, me motor 3.0-litërsh, katër cilindra në linjë dhe 211 kuaj fuqi.Ekzemplari demonstrues është lyer në ngjyrën Oak Green dhe ka interier me modelin klasik Pascha, ndërsa forma e karrocerisë ndjek skicën origjinale të Söhngen. Transformimi i 944 është mjaft kompleks. CarPoint zgjat dhe ngre vijën e çatisë, ridizenjon pjesën e pasme të karrocerisë dhe shtyllat B, ndërsa në pjesën e pasme vendos një derë të re bagazhi dhe drita të ridizenjuara. Hapja më e madhe e pasme shoqërohet me xhama anësorë dhe xham të pasmë të prodhuar posaçërisht.Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në karroceri, makina ruan konfigurimin 2+2 të 944-shit, transmeton Telegrafi. Çdo konvertim kërkon qindra orë punë, duke përfshirë prerjen dhe saldimin e karrocerisë, punimet metalike, përpunimin e sipërfaqeve dhe lyerjen e plotë të jashtme. Këto punime janë pjesë e çmimit bazë të konvertimit.Klientët duhet të sigurojnë vetë një Porsche 944 si makinë bazë, megjithëse CarPoint mund të ndihmojë në gjetjen e një ekzemplari. Kompania rekomandon veçanërisht 944 S2 me motor atmosferik ose versionet 944 Turbo me 220 ose 250 kuaj fuqi. Pranohen si makinat me kambio manuale, ashtu edhe ato automatike, pasi CarPoint nuk ndërhyn në sistemin e transmisionit.Vetë konvertimi kushton 100 mijë euro pa taksa, ose rreth 119 mij

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…