VarëseZbulohet me detektor metali një varëse ari 1,000-vjeçare në Britani të Madhe
2 min čitanja
Varëse
Zbulohet me detektor metali një varëse ari 1,000-vjeçare në Britani të Madhe
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një kërkues metalesh ka bërë një zbulim të rrallë në një fushë pranë Highclere Castle, vendi i njohur si një nga lokacionet kryesore të serialit Downton Abbey.Nick Berry, 58 vjeç, zbuloi një varëse ari rreth 1,000-vjeçare, që besohet se i përket periudhës anglo-saksone, gjatë një aktiviteti të organizuar për kërkimin e metaleve në fshatin Ashmansworth, Hampshire. Berry, i cili merret me kujdesin social dhe ka më shumë se 30 vjet përvojë në këtë aktivitet, tha se sinjali i detektorit e çoi drejt një objekti të artë që ndodhej nën tokë.“E gërmova dhe, sapo pashë në vrimë, dallova shkëlqimin e arit. E nxora me shumë kujdes dhe pata një ndjesi të çuditshme, madje u emocionova”, rrëfeu ai, transmeton Telegrafi. Kur pastroi dheun, Berry kuptoi se objekti kishte formën e një dore. Ai tha se e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për diçka të pazakontë dhe se mund t’i përkiste periudhës anglo-saksone.Ekspertët besojnë se varësja përfaqëson simbolikisht “Dorën e Zotit”, një simbol me lidhje të forta me krishterimin në periudhën e vonë anglo-saksone dhe asaj vikinge. Julian Evan-Hart, redaktor i revistës Treasure Hunting, e cilësoi zbulimin si “të jashtëzakonshëm”, duke thënë se objekti duket të jetë unik. Sipas tij, bazuar në stilin e pjesës së sipërme dhe unazës së varëses, ajo ka shumë gjasa të datojë nga periudha e mesme anglo-saksone.Eksperti shtoi se një objekt i tillë do të kishte pasur rëndësi simbolike dhe se pronari i tij ka shumë gjasa të ketë qenë një person me status shumë të lartë shoqëror, ndoshta pjesë e fisnikërisë së kohës. Varësja peshon vetëm 1.6 gramë, ndërsa Berry thotë se ari duket të jetë i një pastërtie të lartë. Ai beson se objekti është përdorur si talisman dhe është mbajtur rreth qafës.Zbulimi u raportua te zyrtari lokal për gjetjet arkeologjike dhe objekti tashmë ndodhet në British Museum, i cili e ka shpallur atë një thesar që duhet të ruhet për kombin, për shkak të veçantisë së tij. Berry pranon se mund të mos e ketë më në pronësi varësen, por thotë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.