Skip to comments
Događaj u razvoju
Fatos geci

Qëndrimet për Gjykatën Speciale, Geci thotë se u kërcënua me vrasje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe kërcënime me vrasje, për shkak të qëndrimeve të tij politike dhe votimit lidhur me Gjykatën Speciale.Geci ka treguar se rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, në njësinë për krime të rënda, ku sipas tij ka dorëzuar të gjitha informacionet që posedon për personin që e ka kërcënuar përmes telefonit.“Rasti tashmë është në procedurë hetimore dhe pres që organet kompetente të veprojnë sipas ligjit”, ka shkruar Geci.Ai ka theksuar se dallimet politike dhe debatet janë pjesë e demokracisë, por ka kundërshtuar kërcënimet ndaj jetës.“Mund të kemi bindje të ndryshme politike, mund të debatojmë dhe të mos pajtohemi, por kërcënimet për jetë nuk janë politikë”, ka deklaruar Geci.Deputeti ka thënë se do të vazhdojë ta kryejë detyrën e tij dhe të qëndrojë pas bindjeve të tij politike, pavarësisht kërcënimeve. Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje për vrasjen e djalit të dajës së tij dhe për viktimat shqiptare politike gjatë dhe pas luftës. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Qëndrimet për Gjykatën Speciale, Geci thotë se u kërcënua me vrasjeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe kërcënime me vrasje, për shkak të qëndrimeve të tij politike dhe votimit lidhur me Gjykatën Speciale.Geci ka treguar se rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, në njësinë për krime të rënda, ku sipas tij ka dorëzuar të gjitha informacionet që posedon për personin që e ka kërcënuar përmes telefonit.“Rasti tashmë është në procedurë hetimore dhe pres që organet kompetente të veprojnë sipas ligjit”, ka shkruar Geci.Ai ka theksuar se dallimet politike dhe debatet janë pjesë e demokracisë, por ka kundërshtuar kërcënimet ndaj jetës.“Mund të kemi bindje të ndryshme politike, mund të debatojmë dhe të mos pajtohemi, por kërcënimet për jetë nuk janë politikë”, ka deklaruar Geci.Deputeti ka thënë se do të vazhdojë ta kryejë detyrën e tij dhe të qëndrojë pas bindjeve të tij politike, pavarësisht kërcënimeve. Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje për vrasjen e djalit të dajës së tij dhe për viktimat shqiptare politike gjatë dhe pas luftës. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...