I ftohtiEndokrinologia zbulon pyetjen e parë që i bën një pacienti që ankohet se ka gjithmonë ftohtë
2 min čitanja
I ftohti
Endokrinologia zbulon pyetjen e parë që i bën një pacienti që ankohet se ka gjithmonë ftohtë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Si mund ta dalloni kur të ftohtit mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor?Aeroportet, kinematë dhe zyrat e mjekëve janë vende ku mund të prisni të keni ftohtë. Edhe në verë nuk është e pazakontë të shihni njerëz me pulovra në hapësira të tilla - për shkak të ajrit të kondicionuar. Por çfarë ndodh nëse e gjeni veten në një situatë ku jeni i vetmi person që ka ftohtë?"Intoleranca ndaj të ftohtit nuk është një urgjencë, por nuk duhet injoruar. Mund të jetë një shenjë se duhet të bëni një kontroll mjekësor", tha për revistën Parade Dr. Omodamola Aye, një endokrinologe në Qendrën Mjekësore Berkshire, e cila është e lidhur me Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts (UMass).Përveç një ndjesie të dallueshme të të ftohtit, simptoma të tjera të intolerancës ndaj të ftohtit mund të përfshijnë dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, dridhje, ngurtësim, dobësi, ënjtje ose ndryshime në ngjyrën e lëkurës kur ekspozohet ndaj temperaturave të ftohta. Edhe kur ndjesia e të ftohtit nuk shoqërohet nga këto simptoma shtesë, ajo prapë mund ta bëjë të vështirë për ju të shijoni aktivitetet tuaja të përditshme. Mendoni për këtë - a mund të përqendroheni vërtet në bisedën e dikujt ose në hobi tuaj të preferuar ndërsa dridheni nga të ftohtit?Ndonjëherë të ndjesh të ftohtë thjesht do të thotë që duhet të veshësh një shtresë tjetër rrobash. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe shenjë e një problemi shëndetësor.Cila është gjëja e parë që kontrollon një endokrinolog kur dikush ankohet se ka të ftohtë?Kur pacientja i thotë se ka shpesh të ftohtë, Dr. Aye pohon se ajo së pari e pyet se sa zgjat, dmth. A është ndjesia e të ftohtit konstante apo me ndërprerje? Ajo gjithashtu pyet për simptoma të tjera shoqëruese, të tilla si lodhja, rënia e flokëve, ndryshimet në peshën e trupit ose ndryshimet në jashtëqitje, të tilla si kapsllëku."Nëse është e aplikueshme, do të pyesja gjithashtu nëse ka ndonjë parregullsi menstruale, ndryshime në lëkurë ose thonj, siç janë thonjtë e brishtë dhe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.