BrazilBrazili shkon në balotazh, Flávio Bolsonaro dhe Lula përballen më 25 tetor
2 min čitanja
Brazil
Brazili shkon në balotazh, Flávio Bolsonaro dhe Lula përballen më 25 tetor
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Brazili do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi as presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva dhe as senatori Flávio Bolsonaro nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme për fitore në raundin e parë.Sipas të dhënave të Gjykatës Zgjedhore në Brasília, me 99.8 për qind të votave të numëruara, Flávio Bolsonaro kryesonte me pak më shumë se 56 milionë vota, ndërsa Lula kishte rreth 53.7 milionë. Përballja e dytë do të zhvillohet më 25 tetor, ndërsa presidenti i ri pritet ta nisë mandatin më 5 janar.Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe aleat i presidentit amerikan Donald Trump, e cilësoi rezultatin e raundit të parë si një sinjal të qartë se brazilianët kërkojnë ndryshim, transmeton Telegrafi.“Brazili dëshiron ndryshim. Ky është interpretimi i asaj që ndodhi sot”, u tha ai gazetarëve dhe mbështetësve jashtë shtëpisë së tij në Brasília. Bolsonaro deklaroi gjithashtu se rezultati shënon, sipas tij, “fundin e epokës së Partisë së Punëtorëve”, të drejtuar nga Lula.Nga ana tjetër, Lula e pranoi se rezultati ishte i papritur, pasi kishte shpresuar ta siguronte fitoren që në raundin e parë. Megjithatë, presidenti 80-vjeçar u shfaq i vendosur për garën e dytë.“Rezultati ishte i papritur. Nesër fillojmë një fushatë të re”, tha Lula, duke shtuar: “Unë jam shumë i mirë në raundin final. Do të shohim se kush ka planin më të mirë.”Të dy kandidatët kanë rreth tri javë kohë për të bindur votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë. Augusto Cury, i cili përfundoi i treti me rreth 3.4 milionë vota, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjërin kandidat. Edhe Ronaldo Caiado dhe Renan Santos, të cilët së bashku morën rreth 5.3 milionë vota, kanë thënë më herët se nuk do të mbështesin asnjërin prej tyre.Balotazhi pritet të jetë veçanërisht i rëndësishëm për drejtimin e ekonomisë më të madhe të Amerikës së Jugut dhe për politikën e jashtme të Brazilit. Një fitore e Flávio Bolsonaro do të mund të forconte lidhjet me S
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.