PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ProtestaQë nga mbrëmë para Kuvendit, protestuesve u bashkohen nxënës e studentë në mbështetje të UÇK-së
1 min čitanja
Protesta

Që nga mbrëmë para Kuvendit, protestuesve u bashkohen nxënës e studentë në mbështetje të UÇK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në protestën para Kuvendit të Kosovës, krahas protestuesve që prej mbrëmjes të së dielës kanë qëndruar në protestë, tashmë janë mbledhur edhe një numër nxënësish dhe studentësh, në mbështetje të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”.Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Iniciativa kishte bërë thirrje për tubim sot në ora 08:00, në kohën kur zhvillohen aktivitetet para seancës së Kuvendit. Në ndërkohë, në ora 08:00 pritet të shqyrtohet projektligji në Komisionin për Legjislacion, ndërsa në ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku shqyrtimi i parë i projektligjit është pika e parë e rendit të ditës.Po në ora 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore.Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë qëndruar gjatë natës pranë Kuvendit, ndërsa në mëngjes u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në Sheshin “Skënderbeu”. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në protestën para Kuvendit të Kosovës, krahas protestuesve që prej mbrëmjes të së dielës kanë qëndruar në protestë, tashmë janë mbledhur edhe një numër nxënësish dhe studentësh, në mbështetje të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”.Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Iniciativa kishte bërë thirrje për tubim sot në ora 08:00, në kohën kur zhvillohen aktivitetet para seancës së Kuvendit. Në ndërkohë, në ora 08:00 pritet të shqyrtohet projektligji në Komisionin për Legjislacion, ndërsa në ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku shqyrtimi i parë i projektligjit është pika e parë e rendit të ditës.Po në ora 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore.Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë qëndruar gjatë natës pranë Kuvendit, ndërsa në mëngjes u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në Sheshin “Skënderbeu”. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…