StudentëtNë mbështetje të protestës për UÇK-në, studentët thirrje për mobilizim sot në ora 08:00
1 min čitanja
Studentët
Në mbështetje të protestës për UÇK-në, studentët thirrje për mobilizim sot në ora 08:00
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Parlamentet studentore, organizatat dhe këshillat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila mbahet sot, më 5 tetor, në ora 08:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Mbështetjen për protestën dhe kërkesën për miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së e kanë shprehur:Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren;Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”;Organizata studentore “Reforma”;Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së;Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit;Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik.Përmes shpërndarjes së thirrjes për protestë, përfaqësuesit studentorë u janë bashkuar mobilizimit për pjesëmarrje dhe kërkesës drejtuar deputetëve për miratimin e ligjit.“Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!”, është mesazhi i afishes së protestës, e cila është shpërndarë edhe nga përfaqësuesit studentorë.Tubimi zhvillohet në mëngjesin kur Kuvendi pritet të mblidhet për shqyrtimin e projektligjit.Ndërkohë, organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para fillimit të seancës.Mbështetja e strukturave studentore i bashkohet kërkesës së protestuesve, të cilët prej 19 ditësh po kërkojnë miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe çlirimtarët. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.