Kuvendi i kosovësLigji për Specialen, protestuesit para Kuvendit të Kosovës
2 min čitanja
Kuvendi i kosovës
Ligji për Specialen, protestuesit para Kuvendit të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Në votim morën pjesë 91 deputetë dhe të gjithë votuan pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim. Projektligji kishte kaluar paraprakisht edhe në Komisionin për Legjislacion, ku ishte miratuar unanimisht nga deputetët e pranishëm.Pas miratimit në lexim të parë, projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Qytetarët po kërkojnë miratimin edhe në lexim të dytë të Ligjit, duke qëndruar para Kuvendit të Kosovës. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga seanca. 06/10/2026 13:47- KMDLNj kërkon hetim urgjent ndaj Policisë për ndërhyrjen në protestat e 5 tetorit KMDLNj ka kërkuar hetim urgjent nga Inspektorati Policor i Kosovës për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor në Prishtinë. Sipas organizatës, Policia përdori gaz lotsjellës, topa uji dhe dhunë joproporcionale, pa paralajmërim.KMDLNj pretendon se ndërhyrja rrezikoi edhe kalimtarë të rastit dhe se përdorimi i dhunës ishte i panevojshëm.Organizata ka kërkuar edhe që drejtori i Policisë dhe ministri i Punëve të Brendshme të raportojnë para komisioneve parlamentare.Në fund, KMDLNj u ka bërë thirrje politikanëve të gjejnë zgjidhje dhe të ulin tensionet.06/10/2026 13:43- Berisha thirrje deputetëve të Kuvendit: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka thënë se votimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat Speciale është detyrë dhe obligim i deputetëve.Ai, në një konferencë të jashtëzakonshme të martën, ka thënë se deputetët duhet të shkojnë menjëherë në seancë dhe të procedojnë me ligjin.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.