PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpTrump krijon Forcën e Super-Inteligjencës, do të drejtohet nga shefi i inteligjencës
2 min čitanja
Donald trump

Trump krijon Forcën e Super-Inteligjencës, do të drejtohet nga shefi i inteligjencës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, për të drejtuar edhe politikën e administratës së tij për inteligjencën artificiale, duke e vendosur në krye të një task-force të re të Shtëpisë së Bardhë.Trump e ka quajtur strukturën e re “Super Intelligence Force” (SIF), ndërsa ajo do të koordinojë përpjekjet e qeverisë amerikane për të ruajtur epërsinë e SHBA-së në zhvillimin e teknologjive të avancuara, transmeton Telegrafi.Clayton, i cili është në krye të komunitetit amerikan të inteligjencës, do të vazhdojë të shërbejë si drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Ai u betua në këtë detyrë më 3 gusht 2026, pasi u konfirmua nga Senati. Më herët ka shërbyer si prokuror federal në Manhattan dhe si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC) gjatë mandatit të parë të Trumpit.Gjatë seancës së konfirmimit në Senat, Clayton e përshkroi inteligjencën artificiale si një “ndryshues të lojës”, por paralajmëroi gjithashtu se ajo përbën edhe një kërcënim.“Kur diçka është njëkohësisht mundësi dhe kërcënim, duhet ta kuptosh dhe ta kontrollosh”, kishte deklaruar ai para ligjvënësve.Sipas Trumpit, “Super Intelligence Force” do të koordinojë angazhimin e qeverisë federale me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë e teknologjisë së avancuar. Në strukturën drejtuese do të përfshihen edhe kreu i Komisionit Federal të Tregtisë, Andrew Ferguson, drejtuesi i teknologjisë në Pentagon, Emil Michael, dhe drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor.Task-forca do t’i raportojë Trumpit dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Ajo pritet gjithashtu të analizojë rreziqet dhe mundësitë që sjell zhvillimi i shpejtë i AI-së dhe të propozojë mënyra se si qeveria federale duhet të përfshihet në këtë sektor.Emërimi i Clayton vjen në një kohë kur administrata Trump po përpiqet të gjejë një ekuilibër mes zhvillimit të shpejtë të AI-së dhe shqetësimev

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, për të drejtuar edhe politikën e administratës së tij për inteligjencën artificiale, duke e vendosur në krye të një task-force të re të Shtëpisë së Bardhë.Trump e ka quajtur strukturën e re “Super Intelligence Force” (SIF), ndërsa ajo do të koordinojë përpjekjet e qeverisë amerikane për të ruajtur epërsinë e SHBA-së në zhvillimin e teknologjive të avancuara, transmeton Telegrafi.Clayton, i cili është në krye të komunitetit amerikan të inteligjencës, do të vazhdojë të shërbejë si drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Ai u betua në këtë detyrë më 3 gusht 2026, pasi u konfirmua nga Senati. Më herët ka shërbyer si prokuror federal në Manhattan dhe si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC) gjatë mandatit të parë të Trumpit.Gjatë seancës së konfirmimit në Senat, Clayton e përshkroi inteligjencën artificiale si një “ndryshues të lojës”, por paralajmëroi gjithashtu se ajo përbën edhe një kërcënim.“Kur diçka është njëkohësisht mundësi dhe kërcënim, duhet ta kuptosh dhe ta kontrollosh”, kishte deklaruar ai para ligjvënësve.Sipas Trumpit, “Super Intelligence Force” do të koordinojë angazhimin e qeverisë federale me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë e teknologjisë së avancuar. Në strukturën drejtuese do të përfshihen edhe kreu i Komisionit Federal të Tregtisë, Andrew Ferguson, drejtuesi i teknologjisë në Pentagon, Emil Michael, dhe drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor.Task-forca do t’i raportojë Trumpit dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Ajo pritet gjithashtu të analizojë rreziqet dhe mundësitë që sjell zhvillimi i shpejtë i AI-së dhe të propozojë mënyra se si qeveria federale duhet të përfshihet në këtë sektor.Emërimi i Clayton vjen në një kohë kur administrata Trump po përpiqet të gjejë një ekuilibër mes zhvillimit të shpejtë të AI-së dhe shqetësimev

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…