Hyundai tucsonHyundai prezanton Tucson-in e ri: SUV-i hibrid bëhet më agresiv dhe më teknologjik
2 min čitanja
Hyundai tucson
Hyundai prezanton Tucson-in e ri: SUV-i hibrid bëhet më agresiv dhe më teknologjik
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Hyundai ka prezantuar gjeneratën e re të Tucson, të cilin e cilëson si SUV-in më “të guximshëm” që ka prodhuar deri më tani. Modeli i ri vjen me një dizajn dukshëm më agresiv, më shumë teknologji dhe një gamë motorësh që përfshin edhe versione hibride dhe plug-in hybrid.Sipas Hyundai Europe, kompania nuk ka dashur të ndjekë një qasje konservatore. Tucson-i i ri përdor gjuhën e dizajnit “Art of Steel”, me forma më të theksuara dhe linja këndore. Në përmasa, ai është i ngjashëm me modele si Nissan Qashqai, Ford Kuga dhe Volkswagen Tiguan, transmeton Telegrafi. Në pjesën e përparme bie në sy shiriti i drejtë i fenerëve, ndërsa parakolpi dhe harqet e rrotave kanë forma më të theksuara. Pjesa e pasme vijon të njëjtën filozofi, me spoiler të integruar, drita horizontale që shtrihen në gjerësinë e makinës dhe një dizajn më të mprehtë.Tucson-i i ri është gjithashtu pak më i gjatë, më i gjerë dhe më i lartë se modeli aktual. Hyundai thotë se një pjesë e këtij ndryshimi lidhet edhe me kërkesat moderne për mbrojtjen e këmbësorëve. Brenda kabinës, ndryshimet janë po aq të dukshme. Në qendër të panelit mund të vendoset një ekran gjigant 12.9 ose 17 inç, i shoqëruar nga një ekran i hollë 9.9-inç përpara drejtuesit. Sistemi multimedial përfshin edhe funksione të bazuara në inteligjencën artificiale.Megjithatë, Hyundai ka ruajtur edhe komandat fizike, me butona dhe rrotëza për disa funksione, ndërsa dyert kanë gjithashtu çelësa tradicionalë. Lista e pajisjeve përfshin edhe head-up display, lidhje të shumta për pajisje elektronike dhe sisteme të avancuara të komunikimit. Kompania premton materiale më të buta dhe më cilësore në panelin e instrumenteve, dyer dhe mbështetësen qendrore. Sediljet mund të pajisen edhe me funksion masazhi, ndërsa në dispozicion janë sistemi i avancuar i klimës dhe xhami i përparmë me ngrohje. Forma më kubike e karrocerisë synon të ofrojë gjithashtu më shumë hapësirë për pasagjerët.Gama e motorëve nis me një 1.6-litër turbo benzinë, i cili zhvillon 146 kuaj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.