KinaApeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin
2 min čitanja
Kina
Apeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Është publikuar një video ku shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari nga Tepelena, i cili i ka shpëtuar dënimit me vdekje në Kinë, pas akuzave për trafik droge.Në videon që ka siguruar TCH, Kanani u drejtohet familjarëve të tij, duke u thënë se është mirë me shëndet dhe duke u kërkuar të mos shqetësohen për të.“Mos u bëni merak, jam mirë me shëndet. Më ka marrë malli për ju. Unë këtu jam mirë, por normal, si në burg. Ju mos u shqetësoni për asnjë gjë, sepse unë nuk është se kam probleme. Jam mirë”, thotë ai.Kanani tashmë shpreson që shteti shqiptar të ndërmarrë hapat e nevojshëm për transferimin e tij në Shqipëri, ku do ta vuante pjesën e mbetur të dënimit.Gjykata e Apelit në provincën Guangdong të Kinës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin kapital të shqiptarit dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, të marrë në qershor të vitit 2025.Sipas një zëdhënësi të gjykatës, i cili ka folur për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, vendimi i apelit i është komunikuar Kananit disa ditë më parë, në qendrën e paraburgimit në Guangzhou.“Apeli ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i qershorit 2025 në shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg, pasi ai u gjet fajtor për trafikun e një ton droge të nisur nga Hong Kongu”, ka deklaruar zëdhënësi.Në të njëjtin rast gjyqësor, dy shtetas kinezë të bashkëakuzuar me Kananin janë dënuar me ekzekutim, ndërsa për dy të tjerë është shqiptuar dënimi me vdekje.Rasti i Kananit ishte raportuar ekskluzivisht nga Top Channel edhe vitin e kaluar, ndërsa shmangia e dënimit kapital ishte paraprirë nga përpjekje diplomatike të autoriteteve shqiptare.Në përpjekjet për rastin e tij ishte përfshirë edhe ministri i atëhershëm për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili kishte zhvilluar takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë. Në këtë çështje ishin angazhuar edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ulsi Manja, si dhe ambasadori shqiptar në Kinë, Riza Poda.Familja e Kla
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.