Christa pikeAjo i mbijetoi një ekzekutimi në SHBA, avokati: T'i zbutet dënimi.
2 min čitanja
Christa pike
Ajo i mbijetoi një ekzekutimi në SHBA, avokati: T'i zbutet dënimi.
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vrasësja amerikane Christa Pike vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, ndërsa prognoza e saj mbetet e paqartë pas dështimit të ekzekutimit, ka deklaruar avokati i saj.Avokati Stephen Ferrell tha se mjekët po përpiqen ende të eliminojnë nga trupi i Pike dy doza të pentobarbitalit, substancës së përdorur gjatë procedurës së ekzekutimit.Pike, 50 vjeçe, u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995. Ajo i mbijetoi dy përpjekjeve për ekzekutimin e saj të mërkurën dhe më pas u transportua në një spital në Nashville, Tennessee.“Ajo është ende në spital, në ventilator dhe në gjendje kritike. Ne vërtet nuk e dimë ende prognozën dhe mund të mos e dimë për disa ditë”, tha Ferrell për CNN.Avokati tha se nuk beson se Pike ka rifituar vetëdijen në ndonjë moment pas procedurës. Ai shtoi se informacionet për gjendjen e saj i merr përmes personit të autorizuar për vendimmarrjen mjekësore në emër të saj dhe se nuk ka komunikuar drejtpërdrejt me mjekët.Ferrell tha gjithashtu se nuk e ka vizituar Pike në spital, ndërsa shtoi se nuk e di se kush tjetër ka mundur ta vizitojë atë, transmeton Telegrafi.Autoritetet e Tennessee-t ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të tentojnë përsëri ekzekutimin e Pike dhe nuk kanë dhënë një shpjegim të plotë se çfarë shkoi keq gjatë procedurës.Pas incidentit, guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee, pezulloi të gjitha ekzekutimet në shtet deri në fund të vitit. Ndërkohë, drejtuesi i sistemit të burgjeve të shtetit njoftoi se do të japë dorëheqjen.Avokati Ferrell tha se, nëse Pike mbijeton, mund të ketë edhe çështje të tjera ligjore lidhur me gjendjen e saj mendore dhe aftësinë për t'iu nënshtruar një procedure të tillë.“Nëse ajo shërohet – mund të mos shërohet plotësisht – mund të ketë çështje që lidhen me aftësinë e saj. Ne thjesht nuk dimë asgjë për këtë”, tha ai.Sipas tij, deri tani nuk ka pasur diskutime me autoritetet për hapat e ardhshëm dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Tennessee-t nuk i ka dhënë mbroj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.