PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lojrat e fatitDAP: Për gjashtë muaj, qytetarët e Maqedonisë luajtën 1.6 miliardë euro në kazino, automate dhe bastore
1 min čitanja
Lojrat e fatit

DAP: Për gjashtë muaj, qytetarët e Maqedonisë luajtën 1.6 miliardë euro në kazino, automate dhe bastore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pagesat në kazino, klube automatësh dhe bastore nuk po shënojnë ulje, edhe pse tashmë kanë nisur të zbatohen afatet për zhvendosjen e tyre më larg institucioneve arsimore.Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike tregojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shtetasit e huaj kanë paguar gjithsej pothuajse 1.6 miliardë euro në lojërat e fatit.Pjesa më e madhe e këtyre shumave është luajtur në aparatet e lojërave elektronike, ndërsa kazinotë dhe bastoret vijojnë të mbajnë një pjesë të konsiderueshme të tregut.Të dhënat tregojnë se aktiviteti i lojërave të fatit vazhdon të jetë me përmasa të mëdha financiare, pavarësisht masave të reja që synojnë kufizimin e afërsisë së objekteve të lojërave të fatit me shkollat dhe institucionet e tjera arsimore.Operatorët e lojërave të fatit, nga ana tjetër, kundërshtojnë zhvendosjen e lokaleve dhe argumentojnë se një masë e tillë nuk do ta eliminojë lojën e fatit, por mund të krijojë hapësirë për zhvillimin e lojërave të paligjshme.Sipas tyre, largimi i kazinove, klubeve të automatëve dhe bastoreve nga institucionet arsimore nuk do të sjellë uljen e lojërave të fatit, por mund ta zhvendosë një pjesë të aktivitetit drejt kanaleve jashtë kontrollit dhe mbikëqyrjes shtetërore.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pagesat në kazino, klube automatësh dhe bastore nuk po shënojnë ulje, edhe pse tashmë kanë nisur të zbatohen afatet për zhvendosjen e tyre më larg institucioneve arsimore.Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike tregojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shtetasit e huaj kanë paguar gjithsej pothuajse 1.6 miliardë euro në lojërat e fatit.Pjesa më e madhe e këtyre shumave është luajtur në aparatet e lojërave elektronike, ndërsa kazinotë dhe bastoret vijojnë të mbajnë një pjesë të konsiderueshme të tregut.Të dhënat tregojnë se aktiviteti i lojërave të fatit vazhdon të jetë me përmasa të mëdha financiare, pavarësisht masave të reja që synojnë kufizimin e afërsisë së objekteve të lojërave të fatit me shkollat dhe institucionet e tjera arsimore.Operatorët e lojërave të fatit, nga ana tjetër, kundërshtojnë zhvendosjen e lokaleve dhe argumentojnë se një masë e tillë nuk do ta eliminojë lojën e fatit, por mund të krijojë hapësirë për zhvillimin e lojërave të paligjshme.Sipas tyre, largimi i kazinove, klubeve të automatëve dhe bastoreve nga institucionet arsimore nuk do të sjellë uljen e lojërave të fatit, por mund ta zhvendosë një pjesë të aktivitetit drejt kanaleve jashtë kontrollit dhe mbikëqyrjes shtetërore.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…