PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e austrisëKosova ndalet nga Austria, nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”
2 min čitanja
Kombëtarja e austrisë

Kosova ndalet nga Austria, nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim me Austrinë, në përballjen e xhiros së katërt të Ligës B së Ligës të Kombeve.“Dardanët” ishin në epërsi, por Austria me një gol me fat arriti ta merr një pikë në Prishtinë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.Përballja ishte tepër dramatike nga minuta e parë, ku të dy kombëtaret kërkuan ta gjenin rrjetën.Kosova rrezikoi me Vedat Muriqin dhe Veldin Hoxhën, miërpo asnjëri prej tyre nuk arriti ta mposhtë portierin e Austrisë.Ndërkohë, edhe Amir Shaipi bëri disa pritje të bukura për t’ua mohuar golin austriakëve.Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë. Kosova e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Hoxhën, që e kishte një mundësi të mirë me kokë, por goditja rezultoi të jetë qendrore.Pas një aksioni të bukur, Edon Zhegrova asistoi për Fisnik Asllanin, i cili mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë Kosovës (70’). Vetëm tre minuta më vonë, Kosova kishte rastin për të dyfishuar epërsinë por Milot Rashica goditi shtyllën.Kur askush s’e priste, Austria ndërtoi diçka përmes rivendjes anësore, ku Kalajdzic asistoi te Lang, i cili shënoi me kokë për të barazuar rezultatin (85’).Kësisoj, Kosova ndalet në Prishtinë ndërsa mbledh pesë pikë, si pozitë e dytë, tri më pak se Austria. Në anën tjetër, Irlanda mund të ngjitët mbi ne në rast që fiton ndaj Izraelit.Kosova do të rikthehet në Prishtinë sërish më 14 nëntor, ku do ta presim Izraelin, pastaj udhëtojmë tre ditë më vonë për në Irlandë, ku do ta mbyllim ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim me Austrinë, në përballjen e xhiros së katërt të Ligës B së Ligës të Kombeve.“Dardanët” ishin në epërsi, por Austria me një gol me fat arriti ta merr një pikë në Prishtinë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.Përballja ishte tepër dramatike nga minuta e parë, ku të dy kombëtaret kërkuan ta gjenin rrjetën.Kosova rrezikoi me Vedat Muriqin dhe Veldin Hoxhën, miërpo asnjëri prej tyre nuk arriti ta mposhtë portierin e Austrisë.Ndërkohë, edhe Amir Shaipi bëri disa pritje të bukura për t’ua mohuar golin austriakëve.Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë. Kosova e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Hoxhën, që e kishte një mundësi të mirë me kokë, por goditja rezultoi të jetë qendrore.Pas një aksioni të bukur, Edon Zhegrova asistoi për Fisnik Asllanin, i cili mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë Kosovës (70’). Vetëm tre minuta më vonë, Kosova kishte rastin për të dyfishuar epërsinë por Milot Rashica goditi shtyllën.Kur askush s’e priste, Austria ndërtoi diçka përmes rivendjes anësore, ku Kalajdzic asistoi te Lang, i cili shënoi me kokë për të barazuar rezultatin (85’).Kësisoj, Kosova ndalet në Prishtinë ndërsa mbledh pesë pikë, si pozitë e dytë, tri më pak se Austria. Në anën tjetër, Irlanda mund të ngjitët mbi ne në rast që fiton ndaj Izraelit.Kosova do të rikthehet në Prishtinë sërish më 14 nëntor, ku do ta presim Izraelin, pastaj udhëtojmë tre ditë më vonë për në Irlandë, ku do ta mbyllim ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…