Kombëtarja e kosovësMes lotëve, Valon Berisha përshëndetet me Kosovën
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës
Mes lotëve, Valon Berisha përshëndetet me Kosovën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mesfushori Valon Berisha nuk ka arritur t’i mbajë lotët në ceremoninë përshëndetëse para ndeshjes me Austrinë.FFK-ja i ka mbajtur ceremoninë përshëndetëse, një prej lojtarëve të parë që erdhën te Kosova kur u pranuam në UEFA dhe FIFA.Berisha zhvilloi 52 paraqitje për fanellën e Kosovës si dhe realizoi katër gola në proces, duke e fituar epitetin si legjendë e Kosovës.Postimi i plotë pa ndërhyrje i FFK-së:“Faleminderit për gjithçka, Valon!Një moment i veçantë dhe plot emocione sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Federata e Futbollit e Kosovës nderoi Valon Berishën për kontributin e tij të çmuar në fanellën dardane.Pas 52 paraqitjeve dhe 4 golave për Kosovën, Valoni përmbyll një kapitull të rëndësishëm me Kombëtaren, duke lënë pas momente që do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit tonë.Emri i tij është i lidhur veçanërisht me 5 shtatorin e vitit 2016, kur ndaj Finlandës shënoi nga penalltia golin e barazimit 1:1 – golin e parë të Kosovës në një ndeshje zyrtare në garat e FIFA-s dhe UEFA-s.Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, emocionet dhe gjithçka që dha për ngjyrat dardane, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi Valonit një fanellë simbolike, që përjetëson rrugëtimin e tij me Kombëtaren.52 paraqitje. 4 gola. Një gol historik. Kujtime të paharrueshme.Faleminderit për çdo emocion dhe për çdo moment me fanellën e Kosovës, Valon! Emri yt mbetet në historinë e Kosovës”./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.