“jo në emrin tim”“Jo në emrin tim”, sonte mbahet protesta e 19-të në Prishtinë – në prag të shqyrtimit të Ligjit për Specialen
2 min čitanja
“jo në emrin tim”
“Jo në emrin tim”, sonte mbahet protesta e 19-të në Prishtinë – në prag të shqyrtimit të Ligjit për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbahet sonte protesta e 19-të me moton “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Protestat kanë nisur të organizohen më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi sa më i shpejtë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Protesta e sontme zhvillohet në prag të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për të hënën, më 5 tetor, në orën 09:00. Në rendin e ditës, pika e parë është shqyrtimi i parë i këtij projektligji.Para fillimit të seancës plenare, në orën 08:00, Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë projektligjin.Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Sipas nismës së PDK-së, projektligji parasheh ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë.Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, si dhe mundësinë që dënimet të vuajtën në Kosovë.Një tjetër ndryshim i propozuar është që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.Shqyrtimi i projektligjit në Kuvend po zhvillohet në një periudhë të ndjeshme politike për vendin, pasi institucionet po i afrohen fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, pas konstituimit të Kuvendit, dhe përfundon më 6 tetor.Nëse presidenti nuk zg
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.