PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jared kushnerSHBA propozon raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë
2 min čitanja
Jared kushner

SHBA propozon raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të rikthyer procesin diplomatik dhe për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se pala amerikane po komunikon aktualisht me të dyja palët dhe ka propozuar një takim trepalësh në nivel teknik, që do të zhvillohej deri në fund të tetorit.“Dje fola me ekipin amerikan të negociatave. Sot pala amerikane është në kontakt si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë dhe po propozon një takim trepalësh në nivel teknik deri në fund të tetorit”, tha Zelenskyy gjatë një konference për media në Kiev.Sipas presidentit ukrainas, Kievi e ka pranuar në parim propozimin amerikan dhe është i gatshëm të marrë pjesë në takim nëse ai organizohet brenda këtij afati.“Dje ua konfirmova se pala jonë është e gatshme ta mbështesë zhvillimin e një takimi të tillë deri në fund të tetorit”, tha ai, transmeton Telegrafi.Zelensky tha se Ukraina është e hapur që takimi të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ose në një shtet tjetër që mund të propozohet nga pala amerikane.“Ne jemi të hapur ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe ose ndaj një vendi tjetër të propozuar nga pala amerikane”, deklaroi ai.Sipas Zelenskyt, Uashingtoni pritet t’ia paraqesë të njëjtin propozim edhe Moskës, nëse nuk e ka bërë tashmë.Tani vëmendja është te përgjigjja e Rusisë, ndërsa presidenti ukrainas tha se Kievi do të vazhdojë t’i përgjigjet pozitivisht përpjekjeve për negociata.“Ne do të presim përgjigjen. Ne u përgjigjemi pozitivisht negociatave”, tha Zelensky.Propozimi i ri vjen pas disa përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për të rikthyer bisedimet mes Moskës dhe Kievit.Në përpjekjet diplomatike amerikane kanë qenë të përfshirë i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit. Të dy kanë zhvilluar takime me zyrtarë rusë dhe ukrainas në kuadër të përpjekjeve për të gjetur nj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të rikthyer procesin diplomatik dhe për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se pala amerikane po komunikon aktualisht me të dyja palët dhe ka propozuar një takim trepalësh në nivel teknik, që do të zhvillohej deri në fund të tetorit.“Dje fola me ekipin amerikan të negociatave. Sot pala amerikane është në kontakt si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë dhe po propozon një takim trepalësh në nivel teknik deri në fund të tetorit”, tha Zelenskyy gjatë një konference për media në Kiev.Sipas presidentit ukrainas, Kievi e ka pranuar në parim propozimin amerikan dhe është i gatshëm të marrë pjesë në takim nëse ai organizohet brenda këtij afati.“Dje ua konfirmova se pala jonë është e gatshme ta mbështesë zhvillimin e një takimi të tillë deri në fund të tetorit”, tha ai, transmeton Telegrafi.Zelensky tha se Ukraina është e hapur që takimi të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ose në një shtet tjetër që mund të propozohet nga pala amerikane.“Ne jemi të hapur ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe ose ndaj një vendi tjetër të propozuar nga pala amerikane”, deklaroi ai.Sipas Zelenskyt, Uashingtoni pritet t’ia paraqesë të njëjtin propozim edhe Moskës, nëse nuk e ka bërë tashmë.Tani vëmendja është te përgjigjja e Rusisë, ndërsa presidenti ukrainas tha se Kievi do të vazhdojë t’i përgjigjet pozitivisht përpjekjeve për negociata.“Ne do të presim përgjigjen. Ne u përgjigjemi pozitivisht negociatave”, tha Zelensky.Propozimi i ri vjen pas disa përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për të rikthyer bisedimet mes Moskës dhe Kievit.Në përpjekjet diplomatike amerikane kanë qenë të përfshirë i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit. Të dy kanë zhvilluar takime me zyrtarë rusë dhe ukrainas në kuadër të përpjekjeve për të gjetur nj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…