JemeniJemeni nis ofensivën kundër Houthive, synon rikthimin e territoreve dhe kontrollin e Bab al-Mandabit
2 min čitanja
Jemeni
Jemeni nis ofensivën kundër Houthive, synon rikthimin e territoreve dhe kontrollin e Bab al-Mandabit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, ka shpallur nisjen e një operacioni të gjerë ushtarak për të rimarrë territoret që vazhdojnë të kontrollohen nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani.Kreu i Këshillit Presidencial të Jemenit, Rashad al-Alimi, njoftoi të dielën fillimin e operacioneve, duke deklaruar se forcat qeveritare do të veprojnë për të rikthyer autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit. Ai tha se të gjitha strukturat ushtarake dhe të sigurisë janë vënë në gatishmëri të plotë.Vendimi vjen pas një përshkallëzimi të ndjeshëm të luftimeve gjatë ditëve të fundit. Forcat qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve të Houthive, ndërsa përleshjet janë përqendruar veçanërisht rreth Taizit, një nga zonat më strategjike të konfliktit.Në mes të shtatorit, Houthit morën kontrollin e qytetit port të Mokhës dhe zonave strategjike pranë ngushticës së Bab al-Mandabit, një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë. Kontrolli i kësaj zone u jep rebelëve një pozicion të rëndësishëm mbi transportin detar dhe furnizimet energjetike ndërkombëtare.Një nga pikat kryesore të ofensivës është Taizi, ku forcat qeveritare dhe Houthit po zhvillojnë luftime të ashpra, transmeton Telegrafi.Sipas raportimeve, Houthit kanë arritur të ndërpresin një rrugë të rëndësishme furnizimi që lidh Taizin me Adenin, kryeqytetin e përkohshëm të qeverisë së Jemenit. Kjo ka rritur shqetësimet se qyteti mund të izolohet nga pjesa tjetër e territorit të kontrolluar nga qeveria.Në të njëjtën kohë, forcat qeveritare kanë kryer sulme ndaj pozicioneve të Houthive në Sana'a dhe Saada, bastioni verior i grupit. Ushtria jemenase tha se kishte goditur objektiva të rëndësishëm ushtarakë të rebelëve.Përshkallëzimi nuk është kufizuar vetëm brenda Jemenit. Të dielën, Houthit pretenduan se kishin kryer sulme me raketa balistike dhe dronë ndaj objekteve të kompanisë saudite të naftës Aramco në Riad dhe në zonën e pasur me naftë të Khurais.Z
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.