PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Pullë postare​Xhubleta përjetësohet në pullë postare, promovim pasurisë së trashëgimisë kulturore
2 min čitanja
Pullë postare

​Xhubleta përjetësohet në pullë postare, promovim pasurisë së trashëgimisë kulturore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Xhubleta, një nga elementet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare, tashmë është përjetësuar edhe në një pullë postare.Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se përmes këtij emisioni të ri filatelik të Postës Shqiptare synohet promovimi i vlerave, historisë dhe simbolikës së kësaj veshjeje tradicionale.“Xhubleta, kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore përjetësohet edhe në një pullë postare, duke sjellë pranë nesh simbolikën, bukurinë dhe historinë e saj”, u shpreh Rama.E ruajtur ndër shekuj në trevat e Malësisë së Veriut, xhubleta është një prej dëshmive më të hershme dhe më të veçanta të kulturës sonë popullore.Forma karakteristike, ngjyrat, ornamentet dhe simbolet e saj mbartin kujtesën dhe botëkuptimin e komunitetit që e përcollën brez pas brezi.Çdo element i xhubletës kërkon dije, mjeshtri dhe kohë. Teknika dhe simbolika bashkohen për të krijuar jo vetëm një veshje, por një shenjë të fuqishme identiteti.Në fotografitë e Marubit, xhubleta mbetet dëshmi e një kohe, e një territori dhe e grave që e mbartën me dinjitet. Ato nuk ruajnë vetëm pamjen e saj, por historinë e një bote që vazhdon të flasë edhe sot, shkruan ATSH.Në vitin 2022, dijebërja artizanale e xhubletës u përfshi në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale në nevojë urgjente për ruajtje.Një njohje ndërkombëtare që është njëkohësisht krenari, por edhe përgjegjësi që kjo dije të ruhet, të përcillet dhe të vazhdojë të jetojë.Përmes emisionit të ri filatelik të Postës Shqiptare, sot ky imazh shndërrohet në një dokument të kohës dhe në një simbol përfaqësues të kulturës shqiptare, nga fotografia në pullë, nga kujtesa kombëtare në vëmendjen e botës.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Xhubleta, një nga elementet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare, tashmë është përjetësuar edhe në një pullë postare.Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se përmes këtij emisioni të ri filatelik të Postës Shqiptare synohet promovimi i vlerave, historisë dhe simbolikës së kësaj veshjeje tradicionale.“Xhubleta, kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore përjetësohet edhe në një pullë postare, duke sjellë pranë nesh simbolikën, bukurinë dhe historinë e saj”, u shpreh Rama.E ruajtur ndër shekuj në trevat e Malësisë së Veriut, xhubleta është një prej dëshmive më të hershme dhe më të veçanta të kulturës sonë popullore.Forma karakteristike, ngjyrat, ornamentet dhe simbolet e saj mbartin kujtesën dhe botëkuptimin e komunitetit që e përcollën brez pas brezi.Çdo element i xhubletës kërkon dije, mjeshtri dhe kohë. Teknika dhe simbolika bashkohen për të krijuar jo vetëm një veshje, por një shenjë të fuqishme identiteti.Në fotografitë e Marubit, xhubleta mbetet dëshmi e një kohe, e një territori dhe e grave që e mbartën me dinjitet. Ato nuk ruajnë vetëm pamjen e saj, por historinë e një bote që vazhdon të flasë edhe sot, shkruan ATSH.Në vitin 2022, dijebërja artizanale e xhubletës u përfshi në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale në nevojë urgjente për ruajtje.Një njohje ndërkombëtare që është njëkohësisht krenari, por edhe përgjegjësi që kjo dije të ruhet, të përcillet dhe të vazhdojë të jetojë.Përmes emisionit të ri filatelik të Postës Shqiptare, sot ky imazh shndërrohet në një dokument të kohës dhe në një simbol përfaqësues të kulturës shqiptare, nga fotografia në pullë, nga kujtesa kombëtare në vëmendjen e botës.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…