TendinatDhimbja e tendinave gjatë ecjes – rëndësia e menaxhimit të ngarkesës
2 min čitanja
Tendinat
Dhimbja e tendinave gjatë ecjes – rëndësia e menaxhimit të ngarkesës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dhimbja e tendinave gjatë ecjes shpesh shfaqet kur aktiviteti rritet më shpejt sesa trupi është i përgatitur ta përballojë; zgjidhja nuk është domosdoshmërisht pushimi, por menaxhimi dhe rritja graduale e ngarkesësRilind Shala, PT, MSc, PhD (Cand) Fizioterapeut Ecja është pjesë normale e aktivitetit tonë të përditshëm dhe zakonisht nuk e mendojmë si një formë të veçantë të ngarkesës fizike. Megjithatë, edhe një aktivitet kaq i zakonshëm mund të bëhet problematik kur sasia e tij ndryshon papritur. Kjo mund të ndodhë pas disa ditësh me më shumë ecje, pas kthimit në aktivitet pas një periudhe më sedentare, gjatë një udhëtimi ku kalojmë shumë më tepër kohë në këmbë, apo kur paralelisht kemi shtuar edhe aktivitete të tjera fizike.Tendina e Akilit është një prej strukturave që mund të reagojë në këto raste. Dhimbja zakonisht ndihet prapa thembrës ose pak më lart përgjatë tendinës dhe mund të shoqërohet me ngurtësi në mëngjes apo shqetësim pas periudhave më të gjata të ecjes. Për shumë persona kjo krijon menjëherë përshtypjen se tendina është dëmtuar dhe se mënyra më e mirë për ta mbrojtur është të reduktohet sa më shumë aktiviteti. Në praktikë, situata është më komplekse.Një nga ndryshimet më të rëndësishme në mënyrën se si trajtohen tendinopatitë gjatë viteve të fundit lidhet pikërisht me kuptimin e ngarkesës. Puna e studiuesve si Peter Malliaras dhe Ebonie Rio ka vendosur shumë më tepër fokus në aftësinë e tendinës për ta toleruar ngarkesën dhe në mënyrën se si ky kapacitet mund të zhvillohet gradualisht. Qëllimi nuk është thjesht largimi i ngarkesës nga tendina, por gjetja e një niveli të përshtatshëm dhe rritja progresive e tij.Kur ngarkesa tejkalon kapacitetinTendinat janë të ndërtuara për të përballuar ngarkesë. Gjatë ecjes, muskujt e pulpës gjenerojnë forcë e cila transmetohet përmes tendinës së Akilit dhe kontribuon në shtytjen e trupit përpara. Ky proces përsëritet mijëra herë gjatë një dite normale dhe, kur trupi është mësuar me këtë nivel aktiviteti, zakonisht
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.