PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Verity“Verity” kryeson kinematë amerikane
2 min čitanja
Verity

“Verity” kryeson kinematë amerikane

Reakcije čitalacaUčitavamo…

“Verity” me Anne Hathaway, Josh Hartnett dhe Dakota Johnson në rolet kryesore, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në kinematë amerikane gjatë së premtes, duke arkëtuar rreth 13.4 milionë euro.Filmi, i prodhuar nga Amazon MGM dhe i bazuar në romanin të Colleen Hoover, u shfaq në 3,510 kinema në Amerikën e Veriut. Gjatë fundjavës pritet të arrijë një fitim total prej rreth 29.8 milionë euro. - YouTube www.youtube.com “Verity” ndjek historinë e autores së njohur Verity Crawford, të luajtur nga Anne Hathaway, e cila pëson një aksident të rëndë. Bashkëshorti i saj, i portretizuar nga Josh Hartnett, punëson një shkrimtare të re, të luajtur nga Dakota Johnson, për të përfunduar librat e mbetur të Verityt.Filmi është drejtuar nga Michael Showalter.Në vendin e dytë u rendit filmi “Resident Evil”, i cili arkëtoi rreth 3.2 milionë euro gjatë së premtes. Filmi pritet të fitojë rreth 10.7 milionë euro deri të dielën, ndonëse të ardhurat totale në ShBA pritet të arrijnë në rreth 110.5 milionë euro. - YouTube www.youtube.com Ndërkohë filmi “Digger” me Tom Cruise në rolin kryesor, debutoi në vendin e tretë me vetëm 3 milionë euro të ardhura gjatë së premtes. Për fundjavën e parë, filmi pritet të arkëtojë vetëm rreth 6.7 milionë euro, një rezultat zhgënjyes për një prodhim të përmasave të tilla.Filmi, i drejtuar nga regjisori fitues i Oscar-it, Alejandro Gonzalez Inarritu, tregon historinë e një manjati të fuqishëm të industrisë së naftës, kompania e të cilit shkakton një katastrofë mjedisore. “Digger” kishte fillimisht një buxhet prej rreth 111 milionë eurosh, por gjatë prodhimit u rrit në rreth 142 deri në 160 milionë euro. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

“Verity” me Anne Hathaway, Josh Hartnett dhe Dakota Johnson në rolet kryesore, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në kinematë amerikane gjatë së premtes, duke arkëtuar rreth 13.4 milionë euro.Filmi, i prodhuar nga Amazon MGM dhe i bazuar në romanin të Colleen Hoover, u shfaq në 3,510 kinema në Amerikën e Veriut. Gjatë fundjavës pritet të arrijë një fitim total prej rreth 29.8 milionë euro. - YouTube www.youtube.com “Verity” ndjek historinë e autores së njohur Verity Crawford, të luajtur nga Anne Hathaway, e cila pëson një aksident të rëndë. Bashkëshorti i saj, i portretizuar nga Josh Hartnett, punëson një shkrimtare të re, të luajtur nga Dakota Johnson, për të përfunduar librat e mbetur të Verityt.Filmi është drejtuar nga Michael Showalter.Në vendin e dytë u rendit filmi “Resident Evil”, i cili arkëtoi rreth 3.2 milionë euro gjatë së premtes. Filmi pritet të fitojë rreth 10.7 milionë euro deri të dielën, ndonëse të ardhurat totale në ShBA pritet të arrijnë në rreth 110.5 milionë euro. - YouTube www.youtube.com Ndërkohë filmi “Digger” me Tom Cruise në rolin kryesor, debutoi në vendin e tretë me vetëm 3 milionë euro të ardhura gjatë së premtes. Për fundjavën e parë, filmi pritet të arkëtojë vetëm rreth 6.7 milionë euro, një rezultat zhgënjyes për një prodhim të përmasave të tilla.Filmi, i drejtuar nga regjisori fitues i Oscar-it, Alejandro Gonzalez Inarritu, tregon historinë e një manjati të fuqishëm të industrisë së naftës, kompania e të cilit shkakton një katastrofë mjedisore. “Digger” kishte fillimisht një buxhet prej rreth 111 milionë eurosh, por gjatë prodhimit u rrit në rreth 142 deri në 160 milionë euro. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…