Kombëtarja e kosovësGjithçka gati për Kosovë–Austri, Dardanët me fanella të kaltërta
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës
Gjithçka gati për Kosovë–Austri, Dardanët me fanella të kaltërta
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjithçka është gati në “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.Pak para fillimit të sfidës, pamjet nga zhveshtorja e Kosovës tregojnë se gjithçka është përgatitur për Dardanët. Fanellat e kaltërta janë vendosur në zhveshtore dhe futbollistët e përzgjedhësit Franco Foda do të zbresin në fushë me këtë ngjyrë në përballjen ndaj Austrisë. Atmosfera pritet të jetë e veçantë edhe në tribuna, me stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i mbushur për një tjetër ndeshje të rëndësishme të Kosovës në shtëpi.Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe një video nga stadiumi pak para ndeshjes, përmes së cilës shihen pamjet e terrenit dhe përgatitjet e fundit në “Fadil Vokrri”. Në pamjet e publikuara nga FFK-ja shihet se fusha është përgatitur për sfidën e sontme dhe tashmë gjithçka është gati që dy përfaqësueset të zbresin në fushë. Kosova vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola ndaj Izraelit në Debrecen, ndërsa Austria e kishte mposhtur Kosovën 3-1 në takimin e zhvilluar në Vjenë. Dardanët kërkojnë kësaj radhe një tjetër paraqitje në shtëpi dhe, mbi të gjitha, një rezultat pozitiv përballë skuadrës së Ralf Rangnickut.Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.