PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ferizaj lokalePërmbyllet edicioni i tretë i FOLK FEST në Shtime, ndahen çmimet për më të dalluarit
2 min čitanja
Ferizaj lokale

Përmbyllet edicioni i tretë i FOLK FEST në Shtime, ndahen çmimet për më të dalluarit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komuna e Shtimes ka njoftuar se është përmbyllur edicioni i tretë i Festivalit FOLK FEST, pas dy netësh të mbushura me muzikë, këngë, valle dhe tradita shqiptare e ndërkombëtare.Nata finale u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku performuan ansamble nga treva të ndryshme shqiptare, duke sjellë në skenë këngë, valle, kostume dhe tradita kulturore.Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka marrë pjesë në të dyja netët e festivalit dhe ka falënderuar pjesëmarrësit, organizatorët dhe qytetarët për përkrahjen e këtij aktiviteti.Në natën finale u ndanë edhe çmimet për performancat më të dalluara. Juria profesionale, e përbërë nga Dilaver Kryeziu, Besarta Reçica dhe Shaqir Hasi, ka përzgjedhur fituesit në kategoritë përkatëse.Këngëtari më i mirë u shpall Memet Bajrami nga A.K.V. “Jeta e Re” në Sllupqanë, ndërsa çmimin për valltarët më të mirë e mori A.K.V. “Shqipet e Drenicës” nga Drenasi.Çmimi për dyshen më të mirë iu dha binjakeve nga Sh.K.A. “Malsori” në Gjonaj, ndërsa për koreografinë më të mirë u vlerësua Sh.K.A. “Jeta e Re” nga Sllupqani.Valltarja më e mirë u përzgjodh nga “Zahir Pajaziti” e Podujevës, instrumentisti më i mirë u shpall Naser Zeqiri nga A.K.V. “Anamorava” në Viti, ndërsa çmimin për orkestrën më të mirë e fitoi A.K.V. “Vullkani i Istogut” nga Deçani.Çmimi për kostumet më të mira iu dha Sh.K.A. “Malsori” nga Gjonaj, ndërsa Çmimi Special shkoi për A.K.V. “Anamorava” nga Viti.Edicioni i tretë i FOLK FEST u organizua nga A.K.V. “Ilirida”, në bashkëpunim me “Ninulla Festival”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Shtimes. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komuna e Shtimes ka njoftuar se është përmbyllur edicioni i tretë i Festivalit FOLK FEST, pas dy netësh të mbushura me muzikë, këngë, valle dhe tradita shqiptare e ndërkombëtare.Nata finale u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku performuan ansamble nga treva të ndryshme shqiptare, duke sjellë në skenë këngë, valle, kostume dhe tradita kulturore.Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka marrë pjesë në të dyja netët e festivalit dhe ka falënderuar pjesëmarrësit, organizatorët dhe qytetarët për përkrahjen e këtij aktiviteti.Në natën finale u ndanë edhe çmimet për performancat më të dalluara. Juria profesionale, e përbërë nga Dilaver Kryeziu, Besarta Reçica dhe Shaqir Hasi, ka përzgjedhur fituesit në kategoritë përkatëse.Këngëtari më i mirë u shpall Memet Bajrami nga A.K.V. “Jeta e Re” në Sllupqanë, ndërsa çmimin për valltarët më të mirë e mori A.K.V. “Shqipet e Drenicës” nga Drenasi.Çmimi për dyshen më të mirë iu dha binjakeve nga Sh.K.A. “Malsori” në Gjonaj, ndërsa për koreografinë më të mirë u vlerësua Sh.K.A. “Jeta e Re” nga Sllupqani.Valltarja më e mirë u përzgjodh nga “Zahir Pajaziti” e Podujevës, instrumentisti më i mirë u shpall Naser Zeqiri nga A.K.V. “Anamorava” në Viti, ndërsa çmimin për orkestrën më të mirë e fitoi A.K.V. “Vullkani i Istogut” nga Deçani.Çmimi për kostumet më të mira iu dha Sh.K.A. “Malsori” nga Gjonaj, ndërsa Çmimi Special shkoi për A.K.V. “Anamorava” nga Viti.Edicioni i tretë i FOLK FEST u organizua nga A.K.V. “Ilirida”, në bashkëpunim me “Ninulla Festival”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Shtimes. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…