PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albulena haxhiuNesër në orën 09:00 seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend dite Ligji për Specialen
2 min čitanja
Albulena haxhiu

Nesër në orën 09:00 seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend dite Ligji për Specialen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.Seanca do të mbahet në orën 09:00. Telegrafi mëson se në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.Më herët gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LVV-së kishte dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndërsa Haxhiu tashmë ka caktuar kohën e mbajtjes së saj.Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, pas ngarkimit të këtij komisioni me trajtimin e tij.Qeveria e Kosovës të premten vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mendimi i Qeverisë i është dërguar Kuvendit, ndërsa ndryshimet ende nuk janë miratuar nga deputetët apo trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion.Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, bartjen në Kosovë të rasteve që konsiderohen jashtë këtij juridiksioni, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.Seanca do të mbahet në orën 09:00. Telegrafi mëson se në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.Më herët gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LVV-së kishte dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndërsa Haxhiu tashmë ka caktuar kohën e mbajtjes së saj.Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, pas ngarkimit të këtij komisioni me trajtimin e tij.Qeveria e Kosovës të premten vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mendimi i Qeverisë i është dërguar Kuvendit, ndërsa ndryshimet ende nuk janë miratuar nga deputetët apo trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion.Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, bartjen në Kosovë të rasteve që konsiderohen jashtë këtij juridiksioni, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…