ZvërneciZvërneci, si u refuzua plani i parë - Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën, zbulohen përmasat e investimit në Sazan
2 min čitanja
Zvërneci
Zvërneci, si u refuzua plani i parë - Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën, zbulohen përmasat e investimit në Sazan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria ka kundërshtuar projektin e parë të propozuar për zhvillimin turistik të Zvërnecit. Dokumentet e publikuara në “Pasqyrën e Flamingove” tregojnë se aty ishin parashikuar të ndërtoheshin hotele, rezidenca dhe ndërtime deri në 8 kate në një territor që rezulton i mbrojtur.Dhe pikërisht statusi i zonës dhe rreziku për mjedisin ishin arsyet që çuan qeverinë ta kundërshtonte këtë variant.Ndërkaq, dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tregojnë se sipërfaqja e projektit të parë ndodhej brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prekte dy monumente natyrore, Lagunën Limopuo dhe Kodrat Molasike të Zvërnecit.Në këtë territor ka duna, habitate të shpendëve migratorë dhe biodiversitet të rrallë. Shqetësimi i institucioneve ishte se ndërtimi mund të ndikonte në këto habitate, por edhe të sillte ndotje të ujërave dhe dëmtim të ekuilibrit të Lagunës së Nartës.Për këtë arsye, projekti nuk u konsiderua i pranueshëm në formën fillestare dhe u kërkua një vlerësim më i thelluar mjedisor.Dokumentet tregojnë edhe se çfarë parashikonte ky projekt.“Zvërnec Peninsula” do të shtrihej në rreth 266 hektarë, me 1.7 milionë metra katrorë ndërtim. Rreth 771 mijë metra katrorë do të zinin rezidencat, ndërsa 292 mijë metra katrorë strukturat hoteliere. Ndërtesat parashikoheshin deri në 8 kate, me lartësi maksimale 39 metra, krahas hapësirave rekreative dhe një marine.Ndërsa në Sazan, situata është ndryshe. Projekti i lidhur me Jared Kushner nuk shtrihet në zonën e mbrojtur tokësore të ishullit, por edhe këtu dokumentet vendosin kufij të qartë.Instituti i Trashëgimisë Kulturore kërkon vëzhgime për shkak të potencialit të lartë arkeologjik nën ujë. Nëse zbulohen gjetje me rëndësi, projekti mund të ndryshojë dhe kostoja i mbetet investitorit.Marrëveshja përcakton gjithashtu se nuk do të ndërhyhet në sipërfaqen ujore përreth Sazanit, pjesë e së cilës ndodhet në Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan.Investimi në Sazan parashikohet në një hapësirë rreth 45 hektarë ku do
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.