PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Venko filipçeOBRM-PDUKM: Të hetohen pretendimet e Filipçes për kontratën e helikopterëve në vlerë prej 37 milionë eurove
1 min čitanja
Venko filipçe

OBRM-PDUKM: Të hetohen pretendimet e Filipçes për kontratën e helikopterëve në vlerë prej 37 milionë eurove

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM, reaguan ndaj pretendimeve të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për një kontratë për blerjen e helikopterëve me vlerë 37 milionë euro më të lartë se vendimi i mëparshëm i komisionit.Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, kërkoi që Filipçe t’i dorëzojë Prokurorisë Publike të gjitha informacionet që posedon dhe institucionet kompetente të nisin verifikimin e pretendimeve. Sipas OBRM-PDUKM-së, bëhet fjalë për një çështje që lidhet me ish-ministren e Mbrojtjes dhe deputeten aktuale të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.Filipçe e përmendi çështjen më 1 tetor, duke iu referuar deklaratës se Petrovska kishte nënshkruar një kontratë për blerjen e helikopterëve, e cila, sipas pretendimit të tij, ishte 37 milionë euro më e shtrenjtë pasi komisioni kishte marrë një vendim tjetër.OBRM-PDUKM kërkon që këto deklarata të mos mbeten vetëm në nivelin e përplasjeve partiake, por të verifikohen nga organet e drejtësisë. Partia opozitare pyet Filipçen se kur ka pasur informacione për rastin dhe pse ka vendosur t’i bëjë publike tani. “Filipçe, si person që kërkon integrimin në Bashkimin Evropian me çdo kusht dhe kërkon prokurori evropiane, duhet t’u ndihmojë institucioneve kompetente dhe, për fillim, Prokurorisë Publike, duke u dorëzuar të gjitha informacionet në dispozicion”, deklaroi Petrushevski.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM, reaguan ndaj pretendimeve të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për një kontratë për blerjen e helikopterëve me vlerë 37 milionë euro më të lartë se vendimi i mëparshëm i komisionit.Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, kërkoi që Filipçe t’i dorëzojë Prokurorisë Publike të gjitha informacionet që posedon dhe institucionet kompetente të nisin verifikimin e pretendimeve. Sipas OBRM-PDUKM-së, bëhet fjalë për një çështje që lidhet me ish-ministren e Mbrojtjes dhe deputeten aktuale të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.Filipçe e përmendi çështjen më 1 tetor, duke iu referuar deklaratës se Petrovska kishte nënshkruar një kontratë për blerjen e helikopterëve, e cila, sipas pretendimit të tij, ishte 37 milionë euro më e shtrenjtë pasi komisioni kishte marrë një vendim tjetër.OBRM-PDUKM kërkon që këto deklarata të mos mbeten vetëm në nivelin e përplasjeve partiake, por të verifikohen nga organet e drejtësisë. Partia opozitare pyet Filipçen se kur ka pasur informacione për rastin dhe pse ka vendosur t’i bëjë publike tani. “Filipçe, si person që kërkon integrimin në Bashkimin Evropian me çdo kusht dhe kërkon prokurori evropiane, duhet t’u ndihmojë institucioneve kompetente dhe, për fillim, Prokurorisë Publike, duke u dorëzuar të gjitha informacionet në dispozicion”, deklaroi Petrushevski.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…