PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ZemërimiMendoni se duhet ta nxirrni zemërimin? Shfryrja mund t’ju bëjë edhe më nervozë
2 min čitanja
Zemërimi

Mendoni se duhet ta nxirrni zemërimin? Shfryrja mund t’ju bëjë edhe më nervozë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kur dikush na nervozon, reagimi i parë shpesh është dëshira për ta “nxjerrë” zemërimin nga vetja – të bërtasim, të godasim diçka, të dalim për vrap ose thjesht t’ua themi të tjerëve gjithçka që mendojmëPër shumë kohë është besuar se një reagim i tillë ndihmon në çlirimin e tensionit. Megjithatë, një analizë e gjerë shkencore tregon se ajo që na duket si mënyrë logjike për t’u qetësuar mund të ketë efekt të kundërt.Me siguri e keni dëgjuar shpesh këshillën se zemërimi nuk duhet “mbajtur brenda”. Përdoret edhe metafora e tenxheres me presion: emocionet gjoja grumbullohen dhe duhet të dalin jashtë, përndryshe rrezikojmë të “shpërthejmë”.Por shkenca nuk e mbështet plotësisht këtë teori.Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos analizuan 154 studime që shqyrtonin zemërimin dhe strategjitë që njerëzit përdorin për ta zvogëluar atë. Në to morën pjesë më shumë se 10.000 persona të moshave, gjinive dhe prejardhjeve të ndryshme kulturore e etnike.Rezultatet treguan se vetëm “shfryrja” e zemërimit zakonisht nuk e zvogëlon atë. Përkundrazi, aktivitetet që e rrisin më tej aktivizimin fiziologjik mund ta mbajnë ose madje ta shtojnë ndjenjën e zemërimit.Pse nuk ndihmojnë të bërtiturat dhe goditjet?Kur jemi të zemëruar, trupi sillet sikur po përgatitet për veprim. Rrahjet e zemrës përshpejtohen, muskujt tensionohen, frymëmarrja ndryshon dhe organizmi kalon në një gjendje të shtuar aktivizimi.Në atë moment mund të duket logjike që energjinë ta “shkarkojmë” duke bërtitur, goditur jastëkun, thyer sende ose duke bërë ushtrime shumë intensive.Mirëpo, pikërisht këto veprime mund ta mbajnë organizmin në gjendje të lartë eksitimi edhe më gjatë.Njëri nga autorët e studimit, eksperti i komunikimit Brad Bushman, ka theksuar se nuk ka prova të forta shkencore që mbështesin teorinë popullore të katarsisit – idenë se nxjerrja e zemërimit nga vetja domosdoshmërisht na qetëson.Fakti që pas një reagimi të fortë mund të ndihemi për pak çaste më mirë, nuk do të thotë se zemërimi është zvogëluar

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kur dikush na nervozon, reagimi i parë shpesh është dëshira për ta “nxjerrë” zemërimin nga vetja – të bërtasim, të godasim diçka, të dalim për vrap ose thjesht t’ua themi të tjerëve gjithçka që mendojmëPër shumë kohë është besuar se një reagim i tillë ndihmon në çlirimin e tensionit. Megjithatë, një analizë e gjerë shkencore tregon se ajo që na duket si mënyrë logjike për t’u qetësuar mund të ketë efekt të kundërt.Me siguri e keni dëgjuar shpesh këshillën se zemërimi nuk duhet “mbajtur brenda”. Përdoret edhe metafora e tenxheres me presion: emocionet gjoja grumbullohen dhe duhet të dalin jashtë, përndryshe rrezikojmë të “shpërthejmë”.Por shkenca nuk e mbështet plotësisht këtë teori.Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos analizuan 154 studime që shqyrtonin zemërimin dhe strategjitë që njerëzit përdorin për ta zvogëluar atë. Në to morën pjesë më shumë se 10.000 persona të moshave, gjinive dhe prejardhjeve të ndryshme kulturore e etnike.Rezultatet treguan se vetëm “shfryrja” e zemërimit zakonisht nuk e zvogëlon atë. Përkundrazi, aktivitetet që e rrisin më tej aktivizimin fiziologjik mund ta mbajnë ose madje ta shtojnë ndjenjën e zemërimit.Pse nuk ndihmojnë të bërtiturat dhe goditjet?Kur jemi të zemëruar, trupi sillet sikur po përgatitet për veprim. Rrahjet e zemrës përshpejtohen, muskujt tensionohen, frymëmarrja ndryshon dhe organizmi kalon në një gjendje të shtuar aktivizimi.Në atë moment mund të duket logjike që energjinë ta “shkarkojmë” duke bërtitur, goditur jastëkun, thyer sende ose duke bërë ushtrime shumë intensive.Mirëpo, pikërisht këto veprime mund ta mbajnë organizmin në gjendje të lartë eksitimi edhe më gjatë.Njëri nga autorët e studimit, eksperti i komunikimit Brad Bushman, ka theksuar se nuk ka prova të forta shkencore që mbështesin teorinë popullore të katarsisit – idenë se nxjerrja e zemërimit nga vetja domosdoshmërisht na qetëson.Fakti që pas një reagimi të fortë mund të ndihemi për pak çaste më mirë, nuk do të thotë se zemërimi është zvogëluar

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…