PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kampionati botëror në xhudoBotërori i xhudos në Baku, Kosova mëson kundërshtarët
2 min čitanja
Kampionati botëror në xhudo

Botërori i xhudos në Baku, Kosova mëson kundërshtarët

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kampionati Botëror i xhudos ka nisur të dielën në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa xhudistët kosovarë tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre.Vëmendja kryesore të martën do të jetë te Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë.Gjakova do ta nisë garën ndaj një prej emrave më të mëdhenj të kësaj kategorie, Hidayat Heydarov. Azerbajxhanasi është kampion olimpik në fuqi, ndërsa në vitin 2024 fitoi edhe titullin e botës. Ai ka gjithashtu katër tituj evropianë.Edhe Dardan Cena do të startojë nga xhiroja e parë, ku do të përballet me irlandezin Joshua Green. Në rast të fitores, në raundin e dytë e pret gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili, një tjetër emër i madh i xhudos botërore. Driton Kuka me mesazh të fortë: Ndrrimi i gjeneratave po ndodh me sukses Ndërkohë, Distria Krasniqi nuk do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku ishte bartësja e parë dhe pretendente për medalje. Krasniqi po rikuperohet nga një lëndim.Të mërkurën në tatami do të zbresë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. Ajo do ta nisë garën nga xhiroja e dytë, ndërsa vlerësohet si një prej pretendenteve për medalje. Fazliu ka fituar medaljen e bronztë botërore në dy edicionet e fundit.Të premten do të garojë Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë. Kundërshtari i tij në xhiron e parë do të jetë moldavi Vadim Ghimbovschi.Në Botërorin e Bakusë po marrin pjesë 622 xhudistë nga 93 shtete, ndërsa Kosova synon rezultate të larta me garuesit e saj, të udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kampionati Botëror i xhudos ka nisur të dielën në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa xhudistët kosovarë tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre.Vëmendja kryesore të martën do të jetë te Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë.Gjakova do ta nisë garën ndaj një prej emrave më të mëdhenj të kësaj kategorie, Hidayat Heydarov. Azerbajxhanasi është kampion olimpik në fuqi, ndërsa në vitin 2024 fitoi edhe titullin e botës. Ai ka gjithashtu katër tituj evropianë.Edhe Dardan Cena do të startojë nga xhiroja e parë, ku do të përballet me irlandezin Joshua Green. Në rast të fitores, në raundin e dytë e pret gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili, një tjetër emër i madh i xhudos botërore. Driton Kuka me mesazh të fortë: Ndrrimi i gjeneratave po ndodh me sukses Ndërkohë, Distria Krasniqi nuk do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku ishte bartësja e parë dhe pretendente për medalje. Krasniqi po rikuperohet nga një lëndim.Të mërkurën në tatami do të zbresë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. Ajo do ta nisë garën nga xhiroja e dytë, ndërsa vlerësohet si një prej pretendenteve për medalje. Fazliu ka fituar medaljen e bronztë botërore në dy edicionet e fundit.Të premten do të garojë Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë. Kundërshtari i tij në xhiron e parë do të jetë moldavi Vadim Ghimbovschi.Në Botërorin e Bakusë po marrin pjesë 622 xhudistë nga 93 shtete, ndërsa Kosova synon rezultate të larta me garuesit e saj, të udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…