Peja lokalePolicia në Deçan arreston një person të kërkuar, ishte dënuar me katër vjet burgim
1 min čitanja
Peja lokale
Policia në Deçan arreston një person të kërkuar, ishte dënuar me katër vjet burgim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest në Deçan, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim.Sipas Policisë, më 3 tetor 2026, zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan pranuan informatë për vendndodhjen e personit të kërkuar dhe rreth orës 11:15 e lokalizuan atë në rrugën “Fatmir Nimonaj”.I arrestuari, me inicialet Xh. Th., kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.Gjatë arrestimit, sipas Policisë, personi ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll dhe ta arrestojnë.Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për dorëzimin e tij tek institucionet përkatëse për ekzekutimin e dënimit prej katër vjetësh burgim.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe realizimin e urdhërarresteve. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.