PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
JaponiaMarinsi amerikan arrestohet në Japoni, dyshohet për vrasjen e një gruaje
2 min čitanja
Japonia

Marinsi amerikan arrestohet në Japoni, dyshohet për vrasjen e një gruaje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një marins amerikan është arrestuar në Japoni, nën dyshimin për vrasje dhe grabitje, pasi trupi i një gruaje u gjet në një dhomë hoteli në qytetin Naha, në ishullin Okinawa.Sipas policisë së Okinawas, gruaja 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në dhomën e saj rreth dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia tha se, bazuar në gjendjen e trupit, dyshohet se ajo është vrarë, por nuk dha detaje të tjera mbi mënyrën e vdekjes.I dyshuari është një marins 20-vjeçar, i cili ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Futenma, gjithashtu në Okinawa.Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë një burrë, që besohet të jetë shtetas i huaj, duke hyrë në dhomën e hotelit së bashku me gruan. Më vonë, ai është parë duke u larguar nga ndërtesa me sendet e saj në duar, sipas policisë.Ambasada e SHBA-së në Tokio konfirmoi se është në dijeni të ndalimit të një ushtaraku amerikan pas vdekjes së një shtetaseje japoneze në Okinawa.“Ndërsa hetimi vijon për të përcaktuar faktet e çështjes, Shtetet e Bashkuara po komunikojnë dhe po bashkëpunojnë me qeverinë japoneze dhe autoritetet lokale”, deklaroi ambasada.Marinsi u arrestua më pak se 24 orë pas zbulimit të trupit, ndërsa po ecte nëpër qytet.Policia japoneze ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një marins amerikan është arrestuar në Japoni, nën dyshimin për vrasje dhe grabitje, pasi trupi i një gruaje u gjet në një dhomë hoteli në qytetin Naha, në ishullin Okinawa.Sipas policisë së Okinawas, gruaja 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në dhomën e saj rreth dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia tha se, bazuar në gjendjen e trupit, dyshohet se ajo është vrarë, por nuk dha detaje të tjera mbi mënyrën e vdekjes.I dyshuari është një marins 20-vjeçar, i cili ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Futenma, gjithashtu në Okinawa.Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë një burrë, që besohet të jetë shtetas i huaj, duke hyrë në dhomën e hotelit së bashku me gruan. Më vonë, ai është parë duke u larguar nga ndërtesa me sendet e saj në duar, sipas policisë.Ambasada e SHBA-së në Tokio konfirmoi se është në dijeni të ndalimit të një ushtaraku amerikan pas vdekjes së një shtetaseje japoneze në Okinawa.“Ndërsa hetimi vijon për të përcaktuar faktet e çështjes, Shtetet e Bashkuara po komunikojnë dhe po bashkëpunojnë me qeverinë japoneze dhe autoritetet lokale”, deklaroi ambasada.Marinsi u arrestua më pak se 24 orë pas zbulimit të trupit, ndërsa po ecte nëpër qytet.Policia japoneze ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…