Kombëtarja e kosovësKy pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës
Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kombëtarja e Kosovës sonte do të jetë nikoqire e Austrisë, në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Kombeve, në një sfidë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Telegrafi beson se për këtë përballje përzgjedhësi Franco Foda do t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2, por pritet të ketë disa ndryshime në përbërje në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit.Në portë pritet rikthimi i Aro Muric, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Izraelit pas lëndimit që pësoi në sfidën e mëparshme me Austrinë. Ndërkohë, treshja e mbrojtjes pritet të mbetet e pandryshuar, me Mërgim Vojvodën, Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin. Në krahët e mesfushës pritet të luajnë Ermal Krasniqi dhe Dion Gallapeni, ndërsa në qendër do të rreshtohen Valmir Matoshi, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha. Në repartin ofensiv pritet të rikthehet Vedat Muriqi, i cili mungoi ndaj Izraelit për shkak të lëndimit, ndërsa partneri i tij në sulm pritet të jetë Fisnik Asllani. Dita e ndeshjes, Kosova kërkon fitore ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri” Formacioni i mundshëm i Kosovës: Aro Muric, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ermal Krasniqi, Dion Gallapeni, Valmir Matoshi, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha, Vedat Muriqi, Fisnik Asllani.Ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë do të nisë nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.