PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kathleen turnerKathleen Turner reagoi pasi Michael Douglas zbuloi lidhjen e tyre sekrete në një rrëfim të fundit
2 min čitanja
Kathleen turner

Kathleen Turner reagoi pasi Michael Douglas zbuloi lidhjen e tyre sekrete në një rrëfim të fundit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Michael Douglas ka konfirmuar së fundmi, për herë të parë, se ai dhe Kathleen Turner kanë pasur një lidhje dashurie gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone” në vitin 1984.Aktori ka folur për marrëdhënien e tyre në kujtimet e tij të ardhshme, “One Helluva Ride”, pasi për dekada të dy kishin mohuar se mes tyre kishte pasur diçka më shumë se një kimi e fortë profesionale.Tani, Turner ka reaguar pas rrëfimit të Douglas dhe ka komentuar shkurt vëmendjen që ka marrë historia.“Oh, Zot, çfarë buje për diçka që ka ndodhur 40 vjet më parë”, tha ajo për People.Aktorja shtoi se e do Douglas dhe se mezi pret të lexojë librin e tij. - YouTube youtu.be Në kujtimet e tij, Douglas shkruan se ai dhe Turner “u dashuruan fort” gjatë xhirimeve në Meksikë. Në atë kohë, aktori ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij e atëhershme, Diandra Douglas, ndonëse ata ishin ende të martuar ligjërisht.Ai shpjegon se lidhja me Turner u zhvillua natyrshëm për shkak të kohës së gjatë që kalonin së bashku dhe se të dy u kujdesën ta mbanin sekret romancën, madje edhe nga kolegët e tyre në sheshxhirim.Marrëdhënia e tyre mori fund pasi Diandra dhe djali i tyre, Cameron, shkuan për ta vizituar Douglas në Meksikë. Sipas aktorit, Diandra i bëri të qartë Turner se ajo dhe Douglas ishin ende të martuar, pas së cilës aktorja nuk dëshironte të ndërhynte në martesën e tyre. Douglas u rikthye te bashkëshortja e tij dhe më vonë pranoi se ai dhe Turner kishin mohuar për vite me radhë lidhjen e tyre, me qëllim që të mbronin Diandrën dhe djalin e tij.Pas kësaj, Douglas dhe Turner vazhduan të punonin së bashku. Ata luajtën në filmat “The Jewel of the Nile” dhe “The War of the Roses”, ndërsa vite më vonë u shfaqën sërish së bashku në serialin “The Kominsky Method”.Të dy kanë mbetur miq ndër vite. Para se të përfshinte historinë e lidhjes së tyre të dikurshme në kujtimet e tij, Douglas i kërkoi edhe lejen Turner për ta rrëfyer atë pjesë të së kaluarës së tyre. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Michael Douglas ka konfirmuar së fundmi, për herë të parë, se ai dhe Kathleen Turner kanë pasur një lidhje dashurie gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone” në vitin 1984.Aktori ka folur për marrëdhënien e tyre në kujtimet e tij të ardhshme, “One Helluva Ride”, pasi për dekada të dy kishin mohuar se mes tyre kishte pasur diçka më shumë se një kimi e fortë profesionale.Tani, Turner ka reaguar pas rrëfimit të Douglas dhe ka komentuar shkurt vëmendjen që ka marrë historia.“Oh, Zot, çfarë buje për diçka që ka ndodhur 40 vjet më parë”, tha ajo për People.Aktorja shtoi se e do Douglas dhe se mezi pret të lexojë librin e tij. - YouTube youtu.be Në kujtimet e tij, Douglas shkruan se ai dhe Turner “u dashuruan fort” gjatë xhirimeve në Meksikë. Në atë kohë, aktori ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij e atëhershme, Diandra Douglas, ndonëse ata ishin ende të martuar ligjërisht.Ai shpjegon se lidhja me Turner u zhvillua natyrshëm për shkak të kohës së gjatë që kalonin së bashku dhe se të dy u kujdesën ta mbanin sekret romancën, madje edhe nga kolegët e tyre në sheshxhirim.Marrëdhënia e tyre mori fund pasi Diandra dhe djali i tyre, Cameron, shkuan për ta vizituar Douglas në Meksikë. Sipas aktorit, Diandra i bëri të qartë Turner se ajo dhe Douglas ishin ende të martuar, pas së cilës aktorja nuk dëshironte të ndërhynte në martesën e tyre. Douglas u rikthye te bashkëshortja e tij dhe më vonë pranoi se ai dhe Turner kishin mohuar për vite me radhë lidhjen e tyre, me qëllim që të mbronin Diandrën dhe djalin e tij.Pas kësaj, Douglas dhe Turner vazhduan të punonin së bashku. Ata luajtën në filmat “The Jewel of the Nile” dhe “The War of the Roses”, ndërsa vite më vonë u shfaqën sërish së bashku në serialin “The Kominsky Method”.Të dy kanë mbetur miq ndër vite. Para se të përfshinte historinë e lidhjes së tyre të dikurshme në kujtimet e tij, Douglas i kërkoi edhe lejen Turner për ta rrëfyer atë pjesë të së kaluarës së tyre. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…