Skip to comments
Događaj u razvoju
Irani

Trump thotë se Irani "praktikisht ka hequr dorë" nga ambiciet për armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se Irani "praktikisht ka hequr dorë" nga çdo plan për të zhvilluar armë bërthamore – një nga objektivat e deklaruara më shpesh nga administrata e tij në konfliktin me Teheranin, i cili tashmë ka hyrë në muajin e tij të tetë.Të shtunën, Trump po ashtu pohoi se çmimet e naftës po bien, pasi kishin qëndruar të larta për një kohë të gjatë pas sulmeve të ndërmarra nga Izraeli dhe SHBA-ja kundër Iranit më 28 shkurt."Çmimi i naftës po bie. Aktualisht nafta është më lirë; madje çmimi është më i ulët se sa ishte gjatë administratës së (Joe) Bidenit – e cila nuk bëri asgjë lidhur me faktin se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore", u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në një tubim në shtetin amerikan të Ohajos."Për më tepër, siç e dini, Irani praktikisht ka hequr dorë nga çdo plan për armë bërthamore", shtoi ai.Prej kohësh, Irani i ka mohuar akuzat e SHBA-së dhe Izraelit se synon të zhvillojë armë bërthamore; një qëndrim që u përsërit edhe nga presidenti Masoud Pezeshkian gjatë vizitës së tij muajin e kaluar në Nju Jork, me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Pezeshkian deklaroi se Teherani nuk kërkon armë bërthamore për shkak të një ndalese fetare dhe ofroi të reduktonte rezervat e tij të uraniumit të pasuruar nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.Megjithatë, Irani ka këmbëngulur se nuk do të bëjë kompromise lidhur me programin e tij civil dhe paqësor bërthamor, e as nuk do të bëjë lëshime strukturore, për sa kohë që SHBA-ja nuk i heq sanksionet ekonomike.Sulme të reja ushtarake?Të shtunën, Trump udhëtoi drejt Ohajos, ku Partia e tij Republikane po zhvillon një garë të ngushtë për një vend në Senatin amerikan, ndërsa përpiqet të ruajë shumicën e saj të brishtë në Kongres.Disa senatorë republikanë në detyrë në mbarë SHBA-në po përballen me sfida të vështira politike, pasi mbështetja për luftën me Iranin po bie ndërkohë që çmimet e larta të karburantit dhe produkteve të tjera bazë

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Trump thotë se Irani "praktikisht ka hequr dorë" nga ambiciet për armë bërthamoreFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...