Peja lokaleVazhdon asfaltimi i rrugës Kijevë–Zahaq
1 min čitanja
Peja lokale
Vazhdon asfaltimi i rrugës Kijevë–Zahaq
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq (N9).Sipas Bashës, gjatë ditës së djeshme në Lotin 4 të kësaj rruge janë asfaltuar rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, ndërsa punimet po zhvillohen paralelisht edhe në segmente të tjera.Ministri e ka cilësuar këtë rrugë si një nga arteriet kryesore të Dukagjinit dhe një projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj zone.Basha ka thënë se që nga marrja e detyrës si ministër është angazhuar për adresimin e problemeve dhe pengesave që kanë shoqëruar projektin, me qëllim intensifikimin e punimeve.Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrja në terren, duke kërkuar punë cilësore, ritëm më të lartë të punimeve dhe respektim të afateve për përfundimin e projektit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.