PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jake wallis simonsThuaje me zë të ulët, por Amerika mund të jetë duke e fituar luftën me Iranin
2 min čitanja
Jake wallis simons

Thuaje me zë të ulët, por Amerika mund të jetë duke e fituar luftën me Iranin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se mbase zhvillimet po fillojnë të anojnë në favor të të mirëve.Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comËshtë një rregull i hekurt i gazetarisë se luftërat shpërthejnë në titujt kryesorë botërorë, qëndrojnë aty për njëfarë kohe dhe më pas zbehen në sfond sapo lexuesit mësohen me to.Mendojeni si parim të një “normaliteti të ri”; pasi kalon tronditja, audienca përshtatet me një sfond më të zymtë dhe i kthehet jetës së vet. Që nga ai çast, vetëm tronditjet e rëndësishme ua tërheqin sërish vëmendjen. (Përjashtimi i vetëm është gjithçka që përfshin Izraelin, i cili është obsesion patologjik.)Kështu, lexuesve shpesh u mbetet përshtypja e një konflikti të ngrirë në vend, pa e ditur se ngërçi po ndryshon në terren. Kjo na çon te Ngushtica e Hormuzit, ku prej muajsh armada e Donald Trumpit është mbërthyer në një konfrontim ekonomiko-ushtarake me Iranin. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se zhvillimet mbase po fillojnë të anojnë në favor të të mirëve.Duke folur të enjten me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpit iu kërkua të thoshte nëse tentativa e penguar për rrëmbimin e aeroplanit të Flydubai-t, të mërkurën, kishte ndonjë lidhje me Iranin. “Do të thosha se përgjigjja, bazuar në atë që po dëgjoj, është ‘po’, por po merremi që tani me këtë”, tha ai.Po nëse dyshimet konfirmohen? “Oh, do të goditen shumë rëndë, mos u shqetësoni”, tha Trumpi. “Thjesht, pyetini ata. Ata e dinë çfarë ndodhi. Do të goditen shumë rëndë”. Sigurisht, jemi mësuar me një retorikë të tillë bombastike nga presidenti - pretendimi i tij i fundit se po mendonte “t’i zhdukte” mezi shkaktoi ndonjë jehonë në lajme - por, këtë herë, ai mund ta mendojë seriozisht këtë.Javët e fundit kanë sjellë një shtim të qetë, por të vazhdueshëm, të forcave amerikane në rajon. Një aeroplanmbajtëse e tretë, USS Theodore Roosevelt, u nis nga San Diego javën e kaluar së bashku me Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses 9 [Carrier Strike Group 9], duke lundruar për t’iu bashkuar Komandës Qendrore të ShBA-s

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se mbase zhvillimet po fillojnë të anojnë në favor të të mirëve.Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comËshtë një rregull i hekurt i gazetarisë se luftërat shpërthejnë në titujt kryesorë botërorë, qëndrojnë aty për njëfarë kohe dhe më pas zbehen në sfond sapo lexuesit mësohen me to.Mendojeni si parim të një “normaliteti të ri”; pasi kalon tronditja, audienca përshtatet me një sfond më të zymtë dhe i kthehet jetës së vet. Që nga ai çast, vetëm tronditjet e rëndësishme ua tërheqin sërish vëmendjen. (Përjashtimi i vetëm është gjithçka që përfshin Izraelin, i cili është obsesion patologjik.)Kështu, lexuesve shpesh u mbetet përshtypja e një konflikti të ngrirë në vend, pa e ditur se ngërçi po ndryshon në terren. Kjo na çon te Ngushtica e Hormuzit, ku prej muajsh armada e Donald Trumpit është mbërthyer në një konfrontim ekonomiko-ushtarake me Iranin. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se zhvillimet mbase po fillojnë të anojnë në favor të të mirëve.Duke folur të enjten me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpit iu kërkua të thoshte nëse tentativa e penguar për rrëmbimin e aeroplanit të Flydubai-t, të mërkurën, kishte ndonjë lidhje me Iranin. “Do të thosha se përgjigjja, bazuar në atë që po dëgjoj, është ‘po’, por po merremi që tani me këtë”, tha ai.Po nëse dyshimet konfirmohen? “Oh, do të goditen shumë rëndë, mos u shqetësoni”, tha Trumpi. “Thjesht, pyetini ata. Ata e dinë çfarë ndodhi. Do të goditen shumë rëndë”. Sigurisht, jemi mësuar me një retorikë të tillë bombastike nga presidenti - pretendimi i tij i fundit se po mendonte “t’i zhdukte” mezi shkaktoi ndonjë jehonë në lajme - por, këtë herë, ai mund ta mendojë seriozisht këtë.Javët e fundit kanë sjellë një shtim të qetë, por të vazhdueshëm, të forcave amerikane në rajon. Një aeroplanmbajtëse e tretë, USS Theodore Roosevelt, u nis nga San Diego javën e kaluar së bashku me Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses 9 [Carrier Strike Group 9], duke lundruar për t’iu bashkuar Komandës Qendrore të ShBA-s

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…