Kriza në ukrainëZelensky zotohet të godasë rafineritë ruse në përgjigje të "doktrinës së re" të Moskës për sulmet
2 min čitanja
Kriza në ukrainë
Zelensky zotohet të godasë rafineritë ruse në përgjigje të "doktrinës së re" të Moskës për sulmet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ukraina do t'i intensifikojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës në përgjigje të një politike të re të sulmeve ajrore nga Moska, e krijuar për t'i detyruar njerëzit të braktisin Kievin dhe qytete të tjera, por nuk do të shënjestrojë civilët, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.Shërbimet e inteligjencës së Ukrainës kanë siguruar dokumente që tregojnë se lideri rus Vladimir Putin kishte nxjerrë një "doktrinë të re" për sulme ushtarake ndaj një game shumë më të gjerë objektivash civile para këtij dimri, pohoi Zelensky të shtunën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi."Ne pamë dokumente dhe e dimë se ato u lejojnë të sulmojnë infrastrukturën, logjistikën dhe veçanërisht të sulmojnë në qytete, në fshatra, kudo – rrugë, shkolla, spitale", i tha Zelensky agjencisë Reuters në një intervistë."Të ushtrojnë presion mbi njerëzit që të largohen nga kryeqyteti, të largohen nga qytete të ndryshme: ky është qëllimi i operacionit".Sipas Zelenskyt, faktori që nxiti këtë ndryshim politike ishte dëshira e Putinit për t'u dukur i fortë në një kohë kur ushtria e tij po humbiste terren në një rajon kyç të vijës së frontit dhe po pësonte humbje më të mëdha në radhët e saj.Megjithatë, Kremlini nuk ishte i disponueshëm për të komentuar.Rusia u bën thirrje të huajve të largohen nga KieviPor, në një deklaratë ku u bëhej thirrje shtetasve të huaj të largoheshin nga Kievi, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të vazhdonte të godiste sistematikisht objektiva, në atë që ajo i cilësoi si sulme hakmarrëse për sulmet ukrainase ndaj Rusisë gjatë muajve të fundit.Të dyja palët mohojnë se shënjestrojnë qëllimisht civilët.Zelensky tha se një kundërofensivë e suksesshme ukrainase, e koduar "Vivaldi", kishte rimarrë rreth 140 km katrorë të rajonit lindor të Donbasit dhe po vazhdonte ende.Rusia ka deklaruar se duhet të kontrollojë Donbasin në tërësinë e tij si kusht për çdo marrëveshje paqeje.Në javët e fundit, administrata e presidentit amerikan Donald Trump është përpjekur të ringjallë bis
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.