ArrestimHedhje me gurë dhe thyerje e xhamit, arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë
1 min čitanja
Arrestim
Hedhje me gurë dhe thyerje e xhamit, arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka lënduar një person dhe ka dëmtuar pronën.Rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 03:00. Sipas Policisë, e dyshuara, derisa ndodhej në ballkonin e banesës ku po qëndronte, kishte hedhur gurë në drejtim të ballkonit të një personi tjetër, po ashtu shtetas i huaj.Si pasojë e goditjes me gurë, viktima kishte pësuar lëndime në këmbë.Sipas raportit policor, e dyshuara më pas kishte vazhduar me sjellje agresive. Ajo dyshohet se me një thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda, duke paraqitur rrezik për njësitin policor që po intervenonte.Me urdhër të prokurorit, njësiti përkatës policor kishte hapur me forcë derën e banesës. Nga e dyshuara është konfiskuar thika, ndërsa ajo është shoqëruar në stacion policor.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.