PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në iran"Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë" – Trump paralajmëron një vendim për Iranin
2 min čitanja
Lufta në iran

"Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë" – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan Donald Trump dha të shtunën sinjale se mund të merret një vendim lidhur me rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit."Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin", u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në mbështetje të kandidatëve republikanë për zgjedhjet e ndërmjetme në Ohio. "Irani është shkatërruar. Kështu që pyetja e vetme është: do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo atë të vështirë? Do të shkojë ose në mënyrën e lehtë, ose në atë të vështirë", citohet të ketë thënë presidenti amerikan. Trump shtoi se Irani po heq dorë "praktikisht" nga çdo plan për të siguruar armë bërthamore.Të premten, portali Axios raportoi se këshilltarët kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare u takuan fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet e SHBA-së lidhur me Iranin dhe konfliktin saudito-houthi në Jemen.Irani po përgatit një përgjigje më të gjerë dhe më të fuqishme nëse Shtetet e Bashkuara rifillojnë sulmet ushtarake në shkallë të gjerë, thanë burime për Reuters, ndërkohë që vazhdon përpjekjet diplomatike, të cilat zyrtarët iranianë privatisht i konsiderojnë si të pasuksesshme.Planifikimi pasqyron bindjen brenda udhëheqjes iraniane se çdo fushatë e re amerikane duhet të përballet me një përgjigje më të fortë se më parë, edhe pse Teherani kërkon të shmangë përshkallëzimin përmes bisedimeve.Komandantët e lartë po shqyrtojnë planet për të zgjeruar objektivat e mundshëm – duke kaluar nga asetet e lidhura me SHBA-në te vendet që mbështesin operacionet ushtarake amerikane dhe ndoshta edhe te vendndodhje jashtë Lindjes së Mesme – sipas tre zyrtarëve të lartë iranianë dhe një burimi të brendshëm të njohur me diskutimet.Këto diskutime pasojnë shtatë muaj konflikti që nisi me sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt. Edhe pse një armëpushim i 8 prillit i dha fund luftës 40-ditore, armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë sporadike që atëherë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump dha të shtunën sinjale se mund të merret një vendim lidhur me rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit."Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin", u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në mbështetje të kandidatëve republikanë për zgjedhjet e ndërmjetme në Ohio. "Irani është shkatërruar. Kështu që pyetja e vetme është: do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo atë të vështirë? Do të shkojë ose në mënyrën e lehtë, ose në atë të vështirë", citohet të ketë thënë presidenti amerikan. Trump shtoi se Irani po heq dorë "praktikisht" nga çdo plan për të siguruar armë bërthamore.Të premten, portali Axios raportoi se këshilltarët kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare u takuan fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet e SHBA-së lidhur me Iranin dhe konfliktin saudito-houthi në Jemen.Irani po përgatit një përgjigje më të gjerë dhe më të fuqishme nëse Shtetet e Bashkuara rifillojnë sulmet ushtarake në shkallë të gjerë, thanë burime për Reuters, ndërkohë që vazhdon përpjekjet diplomatike, të cilat zyrtarët iranianë privatisht i konsiderojnë si të pasuksesshme.Planifikimi pasqyron bindjen brenda udhëheqjes iraniane se çdo fushatë e re amerikane duhet të përballet me një përgjigje më të fortë se më parë, edhe pse Teherani kërkon të shmangë përshkallëzimin përmes bisedimeve.Komandantët e lartë po shqyrtojnë planet për të zgjeruar objektivat e mundshëm – duke kaluar nga asetet e lidhura me SHBA-në te vendet që mbështesin operacionet ushtarake amerikane dhe ndoshta edhe te vendndodhje jashtë Lindjes së Mesme – sipas tre zyrtarëve të lartë iranianë dhe një burimi të brendshëm të njohur me diskutimet.Këto diskutime pasojnë shtatë muaj konflikti që nisi me sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt. Edhe pse një armëpushim i 8 prillit i dha fund luftës 40-ditore, armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë sporadike që atëherë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…