Skip to comments
Događaj u razvoju
Liga e kombeve

Dita e ndeshjes, Kosova kërkon fitore ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”

Kosova sot, e diel, do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Austrinë.Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00, në një stadium që pritet të jetë i mbushur nga tifozët kosovarë, të cilët do të kërkojnë të shtyjnë Dardanët drejt një rezultati pozitiv.Kosova hyn në këtë përballje pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, ndërsa më herët e kishte nisur ciklin me fitore 1-0 ndaj Irlandës dhe humbje 3-1 në udhëtim ndaj Austrisë. Dardanët kanë grumbulluar katër pikë, ndërsa Austria është në krye të grupit me shtatë pikë. Për Kosovën kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, pasi një fitore do ta mbante skuadrën e Franco Fodës në garë për kreun e grupit. Dardanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin vendas dhe të marrin hakun sportiv ndaj Austrisë për humbjen e pësuar në Vjenë.Në anën tjetër do të jetë Austria e drejtuar nga Ralf Rangnick, e cila vjen në Prishtinë për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për të bërë një hap të madh drejt objektivit në grup. Ndeshja pritet të jetë një tjetër përballje e fortë mes dy skuadrave, me Kosovën që kërkon një rezultat të madh para tifozëve të saj. “Fadil Vokrri” pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga ora 18:00, kur Kosova dhe Austria do të përballen në një duel që mund të ketë peshë të madhe në garën për kreun e grupit. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Dita e ndeshjes, Kosova kërkon fitore ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kosova sot, e diel, do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Austrinë.Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00, në një stadium që pritet të jetë i mbushur nga tifozët kosovarë, të cilët do të kërkojnë të shtyjnë Dardanët drejt një rezultati pozitiv.Kosova hyn në këtë përballje pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, ndërsa më herët e kishte nisur ciklin me fitore 1-0 ndaj Irlandës dhe humbje 3-1 në udhëtim ndaj Austrisë. Dardanët kanë grumbulluar katër pikë, ndërsa Austria është në krye të grupit me shtatë pikë. Për Kosovën kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, pasi një fitore do ta mbante skuadrën e Franco Fodës në garë për kreun e grupit. Dardanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin vendas dhe të marrin hakun sportiv ndaj Austrisë për humbjen e pësuar në Vjenë.Në anën tjetër do të jetë Austria e drejtuar nga Ralf Rangnick, e cila vjen në Prishtinë për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për të bërë një hap të madh drejt objektivit në grup. Ndeshja pritet të jetë një tjetër përballje e fortë mes dy skuadrave, me Kosovën që kërkon një rezultat të madh para tifozëve të saj. “Fadil Vokrri” pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga ora 18:00, kur Kosova dhe Austria do të përballen në një duel që mund të ketë peshë të madhe në garën për kreun e grupit. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...