PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaTrump zbut tonet ndaj Melonit: Gjithmonë më ka pëlqyer
1 min čitanja
Shba

Trump zbut tonet ndaj Melonit: Gjithmonë më ka pëlqyer

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Para se të nisej për në Alabama, presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur me gazetarët, tha se marrëdhënia e tij me kryeministren Giorgia Meloni “është shumë e mirë”.“Gjithmonë më ka pëlqyer”, u përgjigj Trump në pyetjen e një gazetari në lidhje me “sulmet” e tij të kaluara ndaj kryeministres. Presidenti amerikan më pas vlerësoi Evropën për pranimin e lirimit të sasive të konsiderueshme të rezervave të saj të naftës.“Ishte e jashtëzakonshme”, tha ai, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk do të vendoste një ndalim për eksportet e naftës, duke deklaruar se një masë e tillë “nuk është marrë kurrë në konsideratë”.Mosmarrëveshjet midis Trump dhe Melonit ishin përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Iran dhe rolit të Italisë në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan e kishte akuzuar kryeministren italiane se nuk e mbështeste mjaftueshëm qëndrimin amerikan. Në qershor, Trump e kishte sulmuar personalisht edhe Melonin, duke kritikuar sjelljen e saj në G7, duke e quajtur atë një fanse që kërkonte një foto me të. Kryeministrja i mohoi akuzat, por u përpoq të shmangte pasojat në marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Para se të nisej për në Alabama, presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur me gazetarët, tha se marrëdhënia e tij me kryeministren Giorgia Meloni “është shumë e mirë”.“Gjithmonë më ka pëlqyer”, u përgjigj Trump në pyetjen e një gazetari në lidhje me “sulmet” e tij të kaluara ndaj kryeministres. Presidenti amerikan më pas vlerësoi Evropën për pranimin e lirimit të sasive të konsiderueshme të rezervave të saj të naftës.“Ishte e jashtëzakonshme”, tha ai, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk do të vendoste një ndalim për eksportet e naftës, duke deklaruar se një masë e tillë “nuk është marrë kurrë në konsideratë”.Mosmarrëveshjet midis Trump dhe Melonit ishin përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Iran dhe rolit të Italisë në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan e kishte akuzuar kryeministren italiane se nuk e mbështeste mjaftueshëm qëndrimin amerikan. Në qershor, Trump e kishte sulmuar personalisht edhe Melonin, duke kritikuar sjelljen e saj në G7, duke e quajtur atë një fanse që kërkonte një foto me të. Kryeministrja i mohoi akuzat, por u përpoq të shmangte pasojat në marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…