Iz objave izvora
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të shtunë prezantoi platformën e re “FLAMINGO MIRROR”, i cili u shpreh se në këtë platformë do të publikohen dosje dhe dokumente të rëndësishme qeveritare, me synimin që qytetarët të kenë akses dhe të informohen drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e tyre.Ai theksoi se “Flamingo Mirror” do të nisë me publikimin e dosjes “Sazan-Zvërnec”, duke e cilësuar atë si një nga çështjet me interes më të madh, duke e lidhur atë me protestat.“Kjo sot është reflektim nga protesta që nisi në qershor, dhe nga ana tjetër si domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë gjithmonë e më shumë në presionin e madh të reve, dezinformimit dhe gjysmë të vërtetave.E kemi quajtur “Pasqyra Flamingio” patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse, “Sazan-Zvërnec”. Është një burim i cili do t’i shërbejë të gjithëve qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria por se çfarë është e shkruar në dokumentet zyrtare.Nga ana tjetër, është e qartë që në këtë pasqyrë do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me ndjeshmëri të posaçme.Po përgatisim disa tema të tjera. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO-s. Po ashtu, Milot-Balldreni është një tjetër temë, e cila është diskutuar sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj faktet janë vendosur nën presionin e madh që vjen nga një botë, e cila varet nga çfarë thuhet, jo nga si dhe sa verifikohet”, tha Rama./Euronews Albania
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.