Alpet shqiptareTuristët e huaj vijojnë të frekuentojnë Alpet edhe në tetor, problem mbeturinat
2 min čitanja
Alpet shqiptare
Turistët e huaj vijojnë të frekuentojnë Alpet edhe në tetor, problem mbeturinat
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Edhe pse kalendari shënon tetorin, Thethi vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në veri të vendit. Grupet e turistëve nga vende të ndryshme të botës vazhdojnë të mbushin bujtinat dhe shtigjet e këtij fshati malor, duke dëshmuar se interesi për Alpet shqiptare nuk përfundon me muajt e verës.Mes vizitorëve të shumtë këtë periudhë janë edhe turistët nga Izraeli, të cilët udhëtojnë në grupe të mëdha, kryesisht me makina, duke përshkuar jo vetëm Thethin, por edhe destinacione të tjera në Shqipëri. Një prej tyre tregon se është kthyer disa herë në vendin tonë, ndërsa vlerëson bukuritë natyrore dhe zhvillimin e zonës, por nënvizon nevojën për më shumë infrastrukturë dhe shërbime.“Vij nga Izraeli për të disatën herë në Theth. Udhëtojmë në grupe me makina dhe shëtisim të gjithë Shqipërinë. Ne e adhurojmë Shqipërinë, është shumë e bukur. Na pëlqen shumë, por do të duhet të ketë më shumë facilitete, si rrugë dhe shërbime. Por është shumë bukur këtu dhe po zhvillohet”, tha një turist nga Izraeli.Për disa prej turistëve, kjo është vizita e parë në Theth. Helena, e ardhur nga Izraeli, thotë se ajo që e ka impresionuar më shumë është natyra dhe mikpritja e banorëve. Ajo e veçon peizazhin malor, të cilin e konsideron të veçantë edhe në krahasim me destinacione të tjera që ka vizituar në botë.“Jam Helena dhe vij nga Izraeli. Është hera e parë këtu dhe më pëlqen shumë, sidomos njerëzit janë shumë të dashur, mikpritës. Natyra këtu është diçka speciale dhe më pëlqen shumë. Kam udhëtuar në shumë vende të botës, por asnjë nuk është si këtu, sidomos malet. Zoti duket sikur i ka krijuar malet vetëm për ju”, u shpreh Helena nga Izraeli.Krahas bukurive natyrore, turistët evidentojnë edhe problematika që, sipas tyre, kërkojnë më shumë vëmendje. Një çift nga Gjermania, që viziton për herë të parë Thethin, është impresionuar nga peizazhi dhe ka vizituar edhe Syrin e Kaltër, por sugjeron që të tregohet më shumë kujdes për menaxhimin e mbetjeve.“Është hera e parë që jem
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.